Kosova bëhet me ushtri, Rama: Bekuar qoftë, lavdi dëshmorëve. Basha: Kontribut për paqen

18 Tetor 2018, 17:18| Përditesimi: 18 Tetor 2018, 20:23

  • Share

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur miratimin nga Kuvendi i Kosovës të projektligjit të propozuar qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri. ‘Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës’  shprehet kryeministri në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë që votimi është përshëndetur edhe nga lideri demokrat Lulzim Basha. ‘Përshëndes votimin e ligjit që i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës. Kosova me ushtrinë e vet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euro-atlantikë dhe me aspiratën e anëtarësimit në NATO, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan’.

Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar në seancën e sotme plenare me 101 vota, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 98, kurse projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me 96 vota.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?