Rama lajm të mirë nga Turqia: Program të ri kundër përmbytjeve

22 Mars 2018, 21:35| Përditesimi: 22 Mars 2018, 21:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Turqia mbështet vendin tonë për një program të ri kundër përmbytjeve. Nga Turqia, ku ndodhet për një vizitë, Rama ka zhvilluar një darkë pune me Presidentin Erdogan, me të cilin ka diskutuar për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Në fokus të bisedimeve, shkruan Rama në ‘Twitter’, kanë qenë dhe projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania, si dhe projektet e reja në turizëm dhe energji.

 

“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve;projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve”, shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?