Kryeministri Edi Rama

Politikë

Rama kujton me një foto vitin 2013: Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste

23 Qershor 2021, 09:14| Përditesimi: 23 Qershor 2021, 09:19

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar me nostalgji se si sot përpara 8 vitesh, më 23 qershor të vitit 2013 shqiptarët votuan dhe i besuan Partisë Socialiste për t’i qeverisur.

Rama ka shoqëruar falënderimin e tij edhe me një foto nga ajo ditë e fitores së madhe ku pas 8 vitesh në opozitë Partia Socialiste arriti të ringrihej dhe të fitonte zgjedhjet.

Partia Socialiste ka arritur të marrë një mandat shumë të rëndësishëm në zgjedhjet e 25 prillit, duke bërë historinë me fitoren e një mandati të tretë.

 Më 25 prill PS fitoi 74 mandate, PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?