Rama kujton bizneset: Mos harroni protokollin e sigurisë në ambientin tuaj, në të kundërt sanksione

21 Prill 2020, 16:26| Përditesimi: 21 Prill 2020, 16:30

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar të gjithë bizneset që pritet të hapen pas 27 prillit se në ambientet e tyre duhet të zotërojnë lejen përkatëse dhe vërtetimin nga e-albania se biznesi i tyre lejohet të zhvillojë aktivitetin e tyre gjatë situatës së pandemisë. Përveç autorizimit  duhet të disponojnë dhe protokollin përkatës të sigurisë të masave kundër COVID-19, në të kundërt do të përballen me sanksionet dhe masat e përcaktuara në kodin penal.

Do të jenë task-forcat e ngritura për situatën anti COVID-19, që do të zhvillojnë inspektimet në të gjithë bizneset që përfitojnë nga lehtësirat me pikatore që qeveria po ndërmerr gjatë kësaj kohe.

"Kujtesë! Çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga ëëë.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna 27 prill! Task-forca ndërinstitucionale anticovid19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të kodit penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli", shkruan Rama.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?