Rama kthehet në Paris me ekspozitë personale

5 Qershor, 10:58| Përditesimi: 5 Qershor, 16:04

  • Share

Tirane- Kryeministri Edi Rama do të hapë një ekspozitë personale në galerinë Marian Goodman në Paris aty ku ka jetuar vitet 1990.

“E gjeta veten duke vizatuar pothuajse gjatë gjithë kohës time të punës, ndërsa ndërveproja me njerëzit në zyrën time ose në telefon. Dhe kuptova që nuk po vizatoja unë por dora ime” shkruhet në prezantimin e kryeministrit Edi Rama në faqen e galerise

Ekspozita hapet për publikun të shtunën, në 8 qershor ora 18:00 – 20:00.

Ekspozita e fundit e kryeministrit Edi Rama ishte ajo në Athinë në vitin 2023. Ndërsa ekspozitë ka hapur dhe në  Gjermani (2018) në Muzeun e Artit të Nevadës, Reno, (2019).

Puna e Ramës është përfshirë gjithashtu në ekspozita të shumta me dy artistë ose në grup, duke përfshirë Bienalen e São Paulo (1994); Haus der Kunst, Mynih (2004); Qendra Pompidou, Paris (2010); Bienalen e Marrakeshit, Marok (2015); Muzeu i Ri, Nju Jork (2016); dhe Bienalen e Venecias (2003 dhe 2017).

Ndërkohë më 12 prill 2024 kryeministri Rama pati pritjen e parë zyrtare të një kryeministri shqiptar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatbardhe Muhja: 05/06/2024 17:41

    Një kryeministër që me të vërtet më bën të ndihem krenar...edhe pse jetoj në Itali tash 24 vite gjithmon kam ndjekur ndryshimet qe ka bere kudo qe ka punuar..si minister kulture...kryebashkiak i Tiranës dhe tani si kryeministër qe bëri te nja njoh gjithe bota e te flitet për vendin tone dhe te vizitohet nga turistët nga gjith bota.Por emocionet me të madhe janë duke i marr nga ndryshimet qe po ben Shkodra jeme e dashur që nuk e meritonte te ishte penge i një mosmirënjohës i qe i mori votat pa bërë asgjë për qytetin tim me aq merita..që e kthej pothuajse ne nje provincë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?