Rama krah Veliajt për gjobën e KQZ-s: Këto nuk janë inagurime, njerëzit presin të futen në shtëpitë e reja! Mandati i tretë për të vijuar betejat

10 Shkurt 2021, 17:06| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 20:02

  • Share

Kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishin në Zall-Herr, ku një familje tjetër ka hyrë sot në shtëpinë e re të rindërtuar pas tërmetit, ka deklaruar se gjobat e KQZ-së nuk do e ndalojnë punën e qeverisë.

Rama u shpreh se puna për rindërtimin nuk mund të quhet propagandë, po është detyrë parësore e kësaj mazhorance për t’iu gjendur sa më pranë njerëzve më në nevojë sot, familjeve që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

“Gjoba do sqarohet sepse këto s’janë inaugurime. Ne vijmë këtu që të tjerët të shikojnë se puna po vazhdon dhe që njerëzit po futen nëpër shtëpitë e tyre. Por, këta nuk kanë si ta kuptojnë këtë punë. Kjo do sqarohet se nuk është as propagandë, as inaugurim, por pjesë e informimit të të tjerëve, se ka akoma njerëz që janë në çadër, kabina dhe me qera, të cilët presin apartamentet dhe duhet t’i mbajmë me informacion, t’ju tregojmë çfarë është bërë dhe çfarë po bëhet që njerëzit të shohin realitetin”, u shpreh ai.

“Mandati i tretë duhet për të vazhduar betejat. Beteja me tërmetin s’ka mbaruar. Me Covidin, po ashtu. Vaksinimin do ta bëjmë. Për të gjitha këto arsye duhet të vazhdojmë punën”, vijoi Rama.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj së bashku me ministrin Ahmetaj dhe deputetin Qefalia ishin në banesën e rindërtuar të familjes së Fatos Xhixhës, në fshatin Qinam të Zall-Herrit, e përbërë nga 6 anëtarë. Në Njësinë Administrative Zall-Herr po rindërtohen 161 shtëpi individuale të shpërndara në fshatra të njësisë, si dhe 49 banesa në lagjen e re.

Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjobiti kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi kishte zhvilluar aktivitete që janë të ndaluara të bëhen 4 muaj para zgjedhjeve. Gjoba ishte në masën 75 mijë lekëve, 35 mijë lekë për mosraportim të aktiviteteve dhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Në një intervistë për Report Tv, Veliaj tha se gjobën do ta apelojë pasi nuk ka asnjë shkelje ligjit, pasi nuk ka prokurime të reja që ndalon ligji para zgjedhjeve, por janë të leje të nxjerra që në dhjetor për familjet që kanë mbetur jashtë nga tërmeti si pjesë e rindërtimit. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/02/2021 00:30

    Keq te inagurosh,keq te mos inagurosh.Po te inagurosh t'a quajne fushate e propagande.Keq eshte dhe po te mos inagurosh,se opozita do bertiste e do te thoshte qe nuk po ndertohet,fondet po vidhen,etj.Kurse kur tregon te filmuar inagurimin, iu mbull gojen me fakte te gjithe atyre, qe thone s'po behet asgje.Puna eshte qe nje fill i holle i ndan te dyja dhe do ishte mire qe per banesat te mbyllej nje sy,se duhet qe njerezit te strehohen sa me pare brenda dhe per cdo strehim te ri,i hiqet nje zgjedhe me shume buxhetit te shtetit,per rastet kur paguan qirate,pra kursehet buxheti.Pra, se me pare te perfundoje rindertimi, aq me mire eshte per te gjithe.

    Përgjigju
  • Selfo: 10/02/2021 19:53

    Jo re kot e vene gjoben. Ne vend tu japin na nje rroge shperblim, te pakten te hiqni leket e opingave qe u jane grisur nga nje shpi te tjetra, nje fshat e qytet te tjetri. Po jo mor zotni gjova eshte gabim. Skeni faj juve, Saliu e ka fajin ai maskarai.

    Përgjigju
  • AKrepi: 10/02/2021 17:30

    Mandaten do ta marresh se bashku me keta lepiresit e tu ; megjithse keta mbrohen si te paverur , por fatkeqesisht jane me te varur se nepunesit e tij . Megjithate , njeriu kur s'ka dhembe , se nduk dot , keshtuqe , doni- s'doni do ta puthni . Hak e keni dhe ju , mor te uruar .

    Përgjigju
  • beni: 10/02/2021 17:16

    jo mo cne inagurimi, thjeshte nuk po pret shirit. po ti jepja shtep[ine atij tjetrit dhe mos e nxirr ne televizor. pse e nxjerr ne telrevizior per nje pune qe eshte detyre e shtetit. nese nuk e nxjerr ne televizor ste tyjhote njeri gje. po ti do me be propagande, dhe kujo eshte denueshme o shoku rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?