Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama

Kronikë

Rama: Kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me bonusin e bebes! Në 5 muajt e parë të këtij viti lindën 15,837 fëmijë

8 Qershor 2021, 08:13| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 08:46

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një bilanc të familjeve që janë mbështetur me bonusin e bebes.

Në facebook Rama shkruan se janë mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

Po ashtu Rama jep edhe lajmin e bukur se në 5 muajt e parë të këtij viti, lindën 15,837 fëmijë.

"Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë", shkruan Rama.

Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka shkruar se janë mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?