Politikë

Rama: Kantieri i ujit Maçurisht-Plasë përfundon pas 2 muajsh, 6 mijë banorë përfitojnë nga ky ujësjellës

5 Prill 2021, 16:30| Përditesimi: 5 Prill 2021, 17:45

  • Share

Kantieri i ujit Maçurisht- Plasë përfundon pas 2 muajsh dhe do të sjellë 24 orë ujë për 6 mijë banorë.

Kështu thotë kryeministri Edi Rama i cili ka qenë nga afër duke inspektuar punimet. Ndërkaq edhe Liboniku e zona të tjera të kësaj bashkie, sipas Ramës kanë tanimë ujë 24 orë.

 Pojan - Kantieri i ujit Maçurisht - Plasë një tjetër investim në ujësjellës, i cili përfundon pas 2 muajsh për 24 orë ujë për 6 mijë banorë, ndërkohë që Maliqi, Liboniku e zona të tjera të kësaj bashkie kanë tanimë ujë 24 orë", shkruan Rama.

Kryeministri tha se ky program ka nisur prej vitesh dhe tanimë është duke u finalizuar.

"Kjo është gjëja kryesore se shumëkush nuk e di këtë gjë se shofin këtë dhe thonë u kujtua për fushatë. Ky është një program i tërë që ka nisur prej vitesh dhe tani është duke u finalizuar në shumë pika. Brenda 2022 të gjitha qendrat urbane do të jenë me 24 orë ujë dhe me qendra urbane kam parasysh jo vetëm bashkitë e vjetra por edhe komunat me banimin më intensiv", shtoi  Rama.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?