Edi Rama

Rama: Ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit, progres raporti i BE-së

31 Tetor 2022, 11:24| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 15:48

  • Share

Për kryeministrin Rama ka vetëm një raport i cili është totalisht i besueshëm për zhvillimin e vendit dhe ai raporti i përgatitur çdo vit nga Komisioni Evropian dhe që quhet ‘raporti i progresit për Shqipërinë’.

 “Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.  

Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht ecurinë që ka bërë Shqipëria në rrugën e reformave, ndërsa nuk lë jashtë vëmendjes rëndësinë e bashkëpunimit që qeveria duhet të ketë me opozitën dhe aktorët e shoqërisë civile. Në raport vlerësohet se qeveria mbajti fokusin te reformat që duhet të realizohen si dhe ka përforcuar strukturën e saj koordinuese për integrimin në BE.

Sa i takon reformës së administratës publike, Shqipëria vlerësohet të jetë “mesatarisht e përgatitur” dhe me një “përparim të kufizuar në forcimin e kapaciteteve të ministrive të linjës për të zbatuar vlerësimet e ndikimit rregullator dhe për të mbajtur konsultime publike”. 

Sistemi gjyqësor i Shqipërisë, sipas Komisionit Europian “ka arritur një shkallë përgatitjeje të moderuar” dhe Reforma në Drejtësi konsiderohet të ketë patur “një përparim përgjithësisht të mirë”. Raporti vë në dukje emërimet për plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, duke theksuar se “megjithatë procedurat e gjata, dhe një numër i madh i çështjeve të prapambetura vazhdojnë të ndikojnë negativisht në efikasitetin e sistemit gjyqësor”.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Desi: 31/10/2022 12:36

    Shume e vertet ky raport do ndikoje pozitivisht ne vendin tone

    Përgjigju
  • ylli: 31/10/2022 12:28

    raport me fakte dhe qe do e ndimoje shume shqiperine

    Përgjigju
  • kristo: 31/10/2022 12:15

    Progresi i vendit tone eshte veteme nese shkojm ne hapat e Be dhe urime rama qe po e ben kete gje

    Përgjigju
  • lili: 31/10/2022 12:14

    shpresoj shume qe ky raport te jete shume efektiv per vendin tone dhe kam shume besim se do te jete i tilee

    Përgjigju
  • gani: 31/10/2022 12:13

    Ky raport eshte ne te miren e vendit tone si dhe eshte menyra me e mire per te bere progres

    Përgjigju
  • Erald: 31/10/2022 11:55

    O mir qe erdh Rama me e nxjerr ne drit ket ven se me Saliun me shok as ne enderr se kishim pa BE

    Përgjigju
  • Armand: 31/10/2022 11:54

    Dhe besoj se ky duhet fe jete me i rendesishmi dhe me i besueshmi se kto partia e rublave k bazojn te endrrat e saliut raporter

    Përgjigju
  • Agron: 31/10/2022 11:50

    Atij duhet ti besojne te gjithe ne fakt se eshte 100% i sakte

    Përgjigju
  • Jorgo: 31/10/2022 11:29

    Raporti i progresit per shqiperine eshte nje raport me te vertete i besueshem ku po shohim dita dites qe shqiperia po ndihmoet nga vendet e tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?