Kryeministri Edi Rama

Kronikë

Rama jep lajmin: Siguruam 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme

31 Mars 2021, 17:09| Përditesimi: 31 Mars 2021, 19:35

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se janë siguruar 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca, jashtë marrëveshjeve të deritanishme. Rama e bën të ditur lajmin nëpërmjet një postimi më Facebook, ku shkruan se kjo sasi dozash është një marrëveshje e re, jashtë marrëveshjeve të derimëtanishme që janë lidhur me këtë kompani.

"Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme", thotë Rama.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se gjatë muajit prill do të vijnë 20 mijë doza të vaksinës Pfizer, duke shtuar se vendi është i përgatitur për të rritur numrin e vaksinave. Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 282,520 vaksina anti-Covid nga katër kompani, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Prej katër ditësh tashmë, në vend vijon vaksinimi masiv, ndërsa në sheshin "Skënderbej" janë ngritur dy çadra ku po kryhet vaksinimi i të moshuarve mbi 75-vjeç, me vaksinën kineze "Sinonac".

Vaksinimi duket se po vijon me ritme të shpejta, ku deri mbrëmjen e djeshme u shënuan 100 mijë persona të vaksinuar.

Autoritetet qeveritare kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?