Foto ilustruese

Sociale

Rama jep lajmin: 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit bonusin e bebes

3 Tetor 2021, 11:48| Përditesimi: 3 Tetor 2021, 11:49

  • Share

Lajmin e bukur se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit bonusin e bebes ka dhënë kryeministri Edi Rama gjatë paradites së sotme.

Rama u shpreh se ky përfitim për bebet vjen në kuadër të programit të mbrojtjes sociale të qeverisë, që vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë i familjes, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

“Fëmijët të parët, Shqipëria e ardhmja jonë”, shkruan ai në rrjetin e tij psical Facebook.

Çfarë është çeku i bebes?

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë. Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/10/2021 00:37

    Dhe sa nga keta 32000 bebe do te jene akoma ne Shqiperi pas 10-20 vjetesh?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?