Rama ironizon raportin e Dick Marty: U mbushën tregjet e peshkut dhe mishin në Europë me veshka dhe mëlçi që shiste Thaçi e Veseli

20 Qershor 2022, 19:05| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 22:25

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar raportin e Dick Marty. Ai theksoi se Shtëpia e Verdhë ka pasur qëllim diskreditimin e UÇK-së.

“Gënjeshtra më e madhe është gënjeshtra për UÇK-në. Dhe është një gënjeshtër që është projektuar me një strategji, nuk ka filluar me gjykatë. Ka filluar shumë kohë përpara dhe ka pasur qartësisht qëllimin që diskreditimin e UÇK-së ta çojë deri në pikën e pabesueshme të ngritjes të një gjykate speciale me duart e vetë Kosovës, me mbështetjen, nxitjen, presionin, detyrimin, imponimin e aleatëve perëndimorë dhe me rezultat diçka të pa ndodhur ndonjëherë në historinë e të Drejtës Ndërkombëtare, arrestimit të një Presidenti në detyrë pa akuzë dhe mbajtjen në burg të një Presidenti pa akuzë. Imagjinoni sikur cilido nga vendet që e ka mbështetur dhe e sponsorizojnë tribunalin, t’i kapë ai presidenti i tyre pa akuzë dhe t’i mbyllë brenda e t’i thotë “prit atje sa të dalë akuza”. Surpriza më e madhë që duhet t’i bëjë të reflektojnë shumë që nga miqtë tanë të paçmueshëm amerikanë te të gjithë miqtë e tjerë perëndimorë, të cilët janë autorët ose bashkëautorët e çlirimit të Kosovës, është Shtëpia e Verdhë dhe Tribunalja.

Doli një Shtëpi e Verdhë. U mbush bota me veshka dhe mëlçi që Hashim Thaçi bashkë me Kadri Veselin e të tjerët ja u hiqnin nga trupi serbëve apo dhe shqiptarëve që kishin inat dhe i shisnin në pazaret e peshkut apo të mishit në Europë. Një tmerr i pakrahasueshëm për të diskredituar totalisht një luftë çlirimtare. Mirëpo tani ka një pyetje, për të cilën për sa na takon dhe për sa më takon, ne si qeveri dhe si shumicë parlamentare në Shqipëri, shpresoj dhe gjithë pjesa tjetër e Parlamentit, do të bëjmë çmos që ta vendosim mu përballë të gjithëve, që nga Joe Biden që është dhe një mik i Kosovës te Boris Johnson, tek Olaf Scholtz dhe gjithë të tjerët me radhë, kuptohet duke përfshirë Macron dhe kë tjetër të doni ju.

Pyetja është kjo, si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e Këshillit të Europës, me gjithë akuzat që kishin në qëndër këtë shtëpinë e verdhë, kanë nxjerrë një akt-akuzë që nuk ka asnjë lidhje as me shtëpinë e verdhë, as me organe, as me jo organe dhe asgjë tjetër”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, Rama: SHBA-BE të reflektojnë, grackë e Rusisë! S'pranojmë farsën kundër UÇK-së, do reagojmë fort me akte


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?