Politikë

Rama ironizon Bashën, i drejtohet deputetëve të PD: Mos më ndërprisni, unë s'e ndërpreva në asnjë çast muzikën e gramafonit tuaj

15 Nëntor 2021, 11:41| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 12:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama është përplasur me deputet e opozitës në foltoren e Kuvendit, ku madje bëri edhe ironi Bashën duke e cilësuar si një gramafon, që flet të njëjtën gjë.

"Pse me ndërprisni unë nuk e ndërpreva muzikën e gramafonit, siç respektoni gramafonin kur flet më respektoni dhe mua", tha Rama.

Rama bëri edhe shumë kritika ndaj opozitës kur ka qenë në qeveri më parë duke thënë se e kanë lënë vendin në mjerim, të mbytur në plehra dhe pa shëndetësi, dhe sot kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

"Ca do hiqnit që të shpëtonit të gjithë Shqipërinë? Do hiqni instrumentet për shëndetësinë? I hiqni ju  se ashtu e latë shëndetësinë në mjerim, ku latë me mijëra infeksione rrugëve për shkak të mungesës së sterilizimit. Dializën do hiqni? E hiqni ju se nuk e keni probleme. Plehrat? I hiqni ju se i lartë nuk ju bën përshtypje, do hiqni check up? Patjetër, është çështje civilizimi, jemi dy cilivizime të ndryshme në raport me parandalimin, ju njihni vetëm ec përpara e ndalo të tjetër", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Seancë me tensione në Kuvend, përplasja për buxhetin! Rama-Bashës: Asnjë sektor i lënë pas dore o pllakë gramafoni! Kreu i PD: PPP 113 mln €, mos u fshih te dhoma e miellit


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?