Rama ironizon Bashën: Strategjia ekonomike e Lulit, 'të ulim prodhimin e qumështit dhe të rrisim atë të djathit'! I ka rënë shkurt miku im i fjetur

4 Shkurt 2021, 13:13| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 14:42

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish programin ekonomik të PD duke thënë se Basha ka logjikën që të ulim prodhimin e qumështit dhe të rrisim atë të prodhimit të djathit. Duke ironizuar pikat e programit të PD se do të rrisin pensionet dhe do të ulin sigurimet shoqërore, Rama tha se pensionet financohen nga sigurimet shoqërore dhe se logjikë e Bashës është t'i bie shkurt gjërave ashtu siç PD i ka rënë shkurt sa herë ka pasur pushtetin në dorë.

"Në përfundim dua të them që ka shumë arsye për të qenë të pakënaqur. Unë kam shumë arsye për të qenë i pakënaqur sepse mundësitë janë për më shumë, dhe fuqitë janë për shumë më shumë. Nuk ka asnjë arsye për tu ndalur, për të bërë pushim. Ka shumë arsye për të qenë i pakënaqur, por për të vijuar punën. Do të ulim sigurimet shoqërore dhe do rrisim pensionet. Pensionet financohen sigurimet shoqërore.

Sot Shqipëria ka një deficit të trashëguar. Pasi paguan më shumë pensione se sa mbledh. A mund të ndodh që të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rrisësh prodhimin e djathit, nuk ndodh. Po ndodh në gjymin e Lulit dhe të gjithë atyre që duan t'i bien shkurt siç i ka rënë opozita sa herë ka pasur çelësat në dorë, prandaj Shqipërisë i ka dalë më gjatë.

Nëse do të ishin bërë këto 27 vite më parë sot të flisnim për gjëra të tjera, herë me Suden here me Saliun i kanë rënë shkurt, dhe ka më shkurt se sa me Lulin dhe prandaj po iu del gjatë. Nëse kanë zgjedhë rrugën e tyre të gjatë për ti rënë shkurt, nuk mund t'ia bëjnë rrugën e gjatë Shqipërisë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Vlerësimi i 'The Economist' për përmirësim të demokracisë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA! Një prej shkaqeve, reforma zgjedhore


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?