Rama ironi me Nard Ndokën:
Ç’ka më shumë se fshatari?

11 Nëntor 2017, 17:38| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë qytetarët e Burrelit të bëhen pjesë e platformës bashkëqeverisëse, për të parashtruar problemet e tyre. Duke ironizuar deputetin demokrat, Nard Ndoka, kryeministri tha se ai nuk ka asgjë më tepër se një fshatar, ndaj dhe drejtorët nuk kanë pse i përgjigjen atij menjëherë në telefon dhe fshatarit jo.

Shefi i qeverisë deklaroi se qeveria do që përmes kësaj platforme edhe fshatari në fund fare, në kufi, të ketë të njëjtën fuqi si zyrtarët e lartë, ku si shembull mori pikërisht Ndokën.

“Çfarë ka Nard Ndoka si deputet më shumë se çdo lloj fshati në vend? Pse është më i rëndësishëm ai se ai fshatari? Pse kur merr në telefon një drejtor, ata i përgjigjen Nardit? Ne duam që edhe ai fshatari atje në fund fare, në kufi, të ketë të njëjtën fuqi dhe mund ta ketë shumë thjesht me këtë platformë, sepse con ankesën e tij dhe ministri e merr në tavolinë dhe cdo fundjavë ministri raporton për ato që u zgjidhën dhe jo dhe jepet zgjidhja”, deklaroi Rama. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?