Rama intervistë për Associated Pres: Jemi duke u përpjekur të sjellim çdo shqiptar në shtëpi

27 Tetor 2020, 12:06| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 17:56

  • Share

Kryeministri i Shqipërisë  në një intervistë telefonike për Associated Press  tha se kthimi i të pestëve ishte arritur pas  negociatave 12-mujore dhe se qeveria e tij shpresonte gjithashtu të siguronte riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë të mbërthyer në Siri .

Të pesë personat u dërguan të hënën në Bejrut, ku Rama darkoi me ta dhe pritet që sot të arrijnë në Tiranë.

"Ka qenë një punë tejet e ndërlikuar një vjeçare ," tha Rama, I cili nuk pranoi të japë detaje mbi negociatat në mënyrë që të mos rrezikonte përpjekjet për të siguruar kthimin e familjeve të luftëtarëve të tjerë shqiptarë.

Rama në fjalën e tij theksoi se gruaja e lënduar rëndë, do të duhet ti nënshtrohet një operacioni të rëndë. Disa qindra burra shqiptarë u bashkuan me Shtetin Islamik dhe grupe të tjera që luftonin në Siri dhe Irak në fillim të viteve 2010, edhe pse nuk ka dhënë të sakta për numrin e tyre, mendohet se janë të paktën 52 fëmijë në kampe.

"Së pari jemi të përkushtuar për fëmijët dhe gratë që nuk përfshihen në akte terroriste. Ne jemi duke u përpjekur të sjellim çdo shqiptar përsëri në shtëpi,".

Rama tha se organizatat humanitare dhe fetare, zyrtarët ushtarakë dhe konsulli i nderit i Shqipërisë në Bejrut, Mark Ghorayeb, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në riatdhesimin e tyre.  Luajtën një pjesë të madhe në përpjekjen e riatdhesimit

 Lirimit dhe kthimit të fëmijëve I ka kushtuar media ndërkombëtare, AFP, Star Tribune, Al Arabyia, The Independent dhe The Washington Post të cilët theksuan edhe njëherë vullnetin e qeverisë për të rikthyer të gjithë fëmijët që gjenden ende në kampe, në pritje të shpëtimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?