Rama inspekton rikonstruktimin e pallateve në Durrës: Do jenë më të sigurt se natën tragjike të 26 nëntorit

18 Nëntor 2020, 14:30| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 17:30

  • Share

Pas inspektimeve në spitalin Pediatrik të Durrësit, kryeministri Rama vijoi inspektimin e rindërtimit të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai thotë se aktualisht po rikonstruktohen dhe po meremetohen në pjesët e brendshme 458 pallate të dëmtuara.

Ndërkohë duke u ndalur në një prej pallateve, së bashku me Ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetajn, ky i fundit u shpreh se ajo ka nevojë për një analizë të dytë.

Rama deklaroi se nëse do të dalë i pabanueshëm, atëherë do të shembet dhe të rindërtohet nga fillimi, ndërsa banorët do të marrin bonusin e rindërtimit derisa të bëhen me apartamente të reja.

"Nga analiza që është bërë më thonë që ka shumë dëmtime. Do bëhet një analizë tjetër dhe nëse sërish del me shumë dëmtime atëherë do ta bëjmë nga e para. Ju do të vijoni të merrni bonusin e rindërtimit derisa kjo të bëhet e re si dhe do të pajiseni me shtëpi të reja" - tha Rama.

Ndërkohë nuk kanë munguar dhe batutat gjatë një vizite brenda shtëpisë e një banori. Ky i fundit, duke iu drejtuar vajzës së tij, e pyet nëse do të shkrepë një foto me "mbretin" (Ramën).

Rama: Durrësin do ta bëjmë siç e meritojmë. E more grantin e e rindërtimit?

Banori: Po e mora, gjithçka është rregulluar. Do e bësh me mbretin një foto? (I drejtohet vajzës)

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 18/11/2020 15:07

    Rama me nje pamje "sa lek mora nga ky ndertim une? mi dha te gjitha ai, ishalla sbie brenda 1 viti tpakten te jem ne rregull"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?