Rama inspekton restaurimin e Akademisë së Arteve: Gur i çmuar i trashëgimisë kulturore!

8 Qershor 2020, 15:06| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 16:56

  • Share

 “Gur i çmuar i trashëgimisë kulturore”. Kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama godinën e Akademisë së Arteve. Kreu i qeverisë inspektoi restaurimin e godinës, ndërsa shoqërohej edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Edi Rama: Kemi disa ide për lëvizjen e përkohshme. Këto që kemi vendosur janë më të mira nga ato që ishin më herët. Do bëjmë investim të madh për kampusin. Do të bëjmë investimet e duhura. Do zgjidhet edhe puna e lëvizjes së studentëve.

Elva Margarita: Ideja është që këtu të ndërtojmë një shesh të madh publik. Projekti parashikon dy salla të reja. Krijohen më shumë hapësira edhe rreth e përqark.

Edi Rama: Teatri i Operas ishte një banjo poshtë, ndërsa tani ka dhoma individuale për solistë, ka kushte moderne.

“Godina qendrore e Akademisë së Arteve është një objekt i rëndësishëm i Trashëgimisë Kulturore dhe si i tillë, jo vetëm është transformuar së brendshmi në kuadrin e Paktit për Universitetin, duke garantuar kushte optimale për studentët e pedagogët, po edhe është rivlerësuar/restauruar në të gjithë elementët që e bëjnë atë një gur të çmuar të gjerdanit të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”, shkroi më herët Rama në rrjetin social.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qerosi: 08/06/2020 17:18

    He o nr.1,si po te duket kontrasti kuq e zi..i Stadiumit vs. Mermerit dhe ngjyres Natyrale te Kollonates te Sheshit Italia?! Ti vret syte...?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?