Rama inspekton punimet në gjimnazin ‘Gramoz Palushi’ në Paskuqan! 630 nxënës e 33 mësues nisin vitin në godinën e re

11 Shtator 2023, 13:30| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 15:53

  • Share

Me kushte të reja, dhe godinë të rikoknstruktuar, 630 nxënës kanë nisur shkollën në ambientet e reja të gjimnazit “ Gramoz Palushi” në Paskuqan.

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar përfundimin e punimeve në godinë, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, deputetja e zonës Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku Rakip Suli.  Rama dha sugjerime edhe për fermën e re pranë shkollës që pritet të përfundoj punimet së shpejti

“Si e vogël duket hapësira, hapeni pak ambientin se ka shumë hapësire në shesh, krijoni një parcelë të bukur këtu”- tha Rama.

Këtë vit të ri shkollor do të jetë risi paketa e sigurisë në shkolla, marrëveshje e finalizuar mes Ministrisë së arsimit dhe Ministrisë së Brendshme si efekt i të cilës do të rriten më tepër masat shtesë për mbrojte dhe qetësin e tyre. Në godinën e Re të gjimnazit “Gramoz Palushi” shërbejnë afro 33 mësues në këtë vit të ri shkollor.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?