Politikë

U dëmtuan nga tërmeti, Rama inspekton punimet në 2 shkolla në Tiranë: Do rilindin më të bukura, më të forta dhe më të mëdha (VIDEO)

2 Qershor 2021, 13:30| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 17:34

  • Share

Shkolla “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” në Tiranë, po rindërtohen me standarde më të mira pasi u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë një inspektimi në këto shkolla, kryeministri Edi Rama tha se do të rilindin më të bukura, më të forta dhe më të mëdha.

“Në kantieret e shkollave “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” që po rilindin shumë më të bukura, më të forta e më të mëdha, pas rrënimit nga tërmeti”, shkruan Rama.

Rama u shoqërua edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se shkollat do jenë të kompletuara.

“Shkollat e reja me palestra dhe auditore, të kompletuara”, tha Veliaj mes të tjerash.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?