Politikë

Rama inspekton impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier: Është gati! Do mbyllë të tjera plagë mjedisore kancerogjene! Veprat flasin vetë

4 Prill 2021, 15:39| Përditesimi: 4 Prill 2021, 16:06

  • Share

Impianti i Përpunimit të Mbetjeve në Fier është gati.

Kështu ka thanë kryeministri Edi Rama i cili ka inspektuar sot nga afër impiantin e mbetjeve, ndërsa thekson se ai do të mbyllë të tjera plagë mjedisore kancerogjene, fushat e plehrave që digjen në natyrë në qarkun e Fierit.

 “Gati Impianti ultramodern i Përpunimit të Mbetjeve në Fier, që do të mbyllë të tjera plagë mjedisore kancerogjene, fushat e plehrave që digjen në natyrë në qarkun e Fierit”, shkruan Rama.

Sipas Ramës ky është një transformim i madh teknologjik që sjell çlirim të mjedisit.

“Ky është transformim i madh teknologjik dhe është çlirimi i madh mjedisor. Për fat të keq ka pasur shumë keqkuptime lajme të rreme, abuzime dhe shumë baltë, por tani vepra flet vetë ashtu sikurse flasin dhe realitetet në Elbasan e në Tiranë. Edhe vetë Durrësi po shpëton si rezultat i kësaj ndërhyrjeje. Favoret e kësaj teknologjie në raport me landfillet janë të mëdha. Sepse landfilli bën vetëm depozitim dhe ka një moment ezaurimi kurse kjo nuk merr hapësirë tokë dhe natyre përkundrazi  e transformon natyrën”.

Njëri nga punonjësit tha se impianti do të jetë 100% gati në fund të muajit prill.

“Në fund të muajit prill kjo vihet në funksion 100% në procesin të vetë”.

Komento

Komente

  • Avanti: 04/04/2021 15:52

    Ju lumtë!je gjigand!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?