Kryeministri, Edi Rama në Lezhë

Rama inspektim në Lezhë: Kamerat e vendosura qëllimisht e tregojnë sikur këtu po bëhet qameti, numri i të prekurve është minimal

22 Nëntor 2022, 18:39| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 18:45

  • Share

Kryeministri, Edi Rama ka bërë një inspektim të gjendjes së krijuar në Lezhë pas reshjeve të shumta të shiut gjatë ditëve të fundit. I shoqëruar nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama tha se pavarësisht intensitetit të lartë të reshjeve të shiut, kanalet e kullimit kishin bërë që situata të mos ishte aq e keqe sa pasqyrohej në kamera.

“Kështu siç vendosen kamerat në mënyrë të qëllimshme, duket sikur këtu po bëhet qameti. Këtu është një situatë e vështirë në pika të caktuara për arsye tërësisht objektive. Në momentin kur uji vjen furishëm mund të kesh kanale por nuk ke çfarë t’i bësh sepse është intensiteti i tillë. Po të shohësh shifrat edhe në Shkodër janë tërësisht të qarta. Numrat e të prekurve janë minimalë dhe hektarët janë shumë herë më pak se në rastin e përmbytjeve të mëdha. Në kushtet e reshjeve shumë të shpeshta ndryshimi është kolosal sepse është punuar dhe do të punohet çdo ditë. Është tmerr mënyra sesi i vendosin kamerat. Me kamera edhe një pellg uji të bërë vetë mund ta kthesh në përmbytje të gjithë Shqipërisë”-u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në zonat e përmbytura: Situata s'ka krahasim me 2010-n, zero shtëpi nën ujë! Ende probleme edhe pas 10 vitesh në pushtet? Ja shifrat krahasuese


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?