Foto ilustruese

Rama i shton punën administratës me 30 minuta, prindërit do punojnë në përputhje me orarin që fëmijët shkojnë në shkollë

12 Nëntor 2020, 15:17| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 15:21

  • Share

Me vendim qeverie, Administrata Publike do të punojë gjysmë ore më shumë, ku deri me tani punonte në orarin 08:00 me 16:00, tashmë me VKM dhe nga momenti i botimit në Fletoren Zyrtare do të punojë nga ora 08:00 deri në orën 16:30.

Në VKM thuhet gjithashtu se nënpunësit që janë prindër të fëmijëve parashkollorë ose të arsimit bazë (9-vjeçar) mund të punojnë në koordinim me orarin kur ata janë në shkollë, e përcaktuar kjo nga drejtori i institucionit.

Gjithashtu në VKM-në e miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë futur edhe rregullat se si do të funksionojë administrata gjatë kohës së pandemisë, ku me urdhër të kryeministrit orari mund të ndryshohet, por jo më shumë se për tre muaj.

Një tjetër pikë e VKM-së është se gjatë pandemisë nënpunësit mund të punojnë nga shtëpia dhe se orari është i njëjtë me atë që do të punonin nga zyra.

Vendimi i qeverise shqiptare

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Isufi: 13/11/2020 15:46

    O alooo. Administrata gjithmone 8-16:30 ka punuar.

    Përgjigju
  • Latif: 13/11/2020 08:57

    Bravo, shqiptaret pushim duan dhe je ne rregull, mos e vrit menjen as per rroga e as per gje, jepi nej pushim, jane mese te kenaqur

    Përgjigju
  • Ani: 12/11/2020 15:29

    Super lajm.....bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?