Politikë

Rama i përgjigjet PD për aeroportin e Kukësit: Shpjego sa të duash… Pse i pambajtur? Se nuk erdhën direkt nga Londra, por ndaluan njëherë në Tiranë

18 Prill 2021, 20:23| Përditesimi: 18 Prill 2021, 20:32

  • Share

Kryeministri Edi Rama nga Tropoja i përgjigjet PD e cila e quajti uljen e avionit të parë në ‘’Zayed, Flatrat e Veriut’’ premtim të pambajtur.  Rama ironizon duke thënë se PD e quan të pambajtur pasi avioni nuk erdhi direkt nga Londra, por ndaloi njëherë në Tiranë.

‘’Teksa vija këtu pashë një deklaratë, aeroporti i Kukësit tjetër premtim i pambajtur. Tashi, edhe pse është premtim i pambajtur, se nuk erdhën direkt nga Londra, por ndaluan njëherë në Tiranë. Shpjego sa të duash që duhen 50-60 ditë pas një aeroport bëhet operacional, të bëhet procesi i publikimit dhe të miratohet si aeroport ndërkombëtar. Tani aeroporti më 17 qershor hyn në sistemin e fluturimeve ndërkombëtare, deri në 17 qershor marrëveshjet për shumë drejtime do jeni lidhur, janë disa kompani, me kosto të ulët. Është aeroport më fluturime me kosto të ulët. E dinë që do kenië fluturime në Gjermani, Zvicër. Kjo do të bëjë që jo vetëm njerëzit që jetojnë në këtë zonë, e matanë në Gjakovë e Kosovë, shumë vizitorë të vijnë. E vështirë që mund të humbasin. E kam thënë që ditën e parë, që Tropoja do të jetë një nga zonat më të bukura turistike të Shqipërisë. ‘’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Ulja e avionit të parë në Kukës, reagon PD: Premtim i pambajtur! Rama ironizon: Pse? Se nuk erdhën direkt nga Londra, por ndaluan në Tiranë


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?