Kryeministri Rama

Rama i përgjigjet Berishës: Mjeranë në shërbim të rublave ruse! Më kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Non Gratës

31 Tetor 2022, 15:07| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 15:18

  • Share

Edhe sot, kryeministri Edi Rama nisur nga ngritja e një komisioni hetimor nga Rithemelimi për udhëtimet me charter të tij, ka adresuar një mesazh për ish kryeministrin Sali Berisha.

Rama i cilësoi si njerëz me bisht të cilët janë të varur nga rublat ruse ndërsa shtoi se janë duke u tallur me Shqipërinë.

 ‘Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës!’- shkroi Rama.

Ky është reagim i përsëritur i kreut të qeverisë pasi ende vijojnë akuzat nga kreu i Rithemelimit Sali Berisha. Rithemelimi ka propozuar sot ngritjen e një komisioni hetimor për zyrtarët dhe politikanët që abuzojnë me udhëtime.

Kujtojmë se Rama e sqaroi se avioni që ai përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, por një avion për të cilin është akuzuar edhe më parë nga po të njëjtët delenxhinj. Berisha hodhi akuza të tjera duke thënë se të dhënat e kreut të qeverisë mund t’i ketë nxjerrë Erion Veliaj, për të cilin thotë se ka bërë udhëtime frekuente por nuk ka arritur të gjejë lidhjen me Teheran.

Përgjigjet një pas një pas njëshme të kryeministrit Rama vijnë pas publikimit të disa të dhënave personale të kreut të qeverisë nga hakerat iranianë, të cilat më pas u përdorën për akuza nga Sali Berisha. Sipas Berishës, neobllokmeni Edi Rama ka kryer si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.

G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?