Rama i kërkoi SPAK ta hetojë pas shpalljes 'non grata', Berisha: I trembur gjer në palcë! Ulërinte i tmerruar 'erdhi Saliu'

10 Prill 2022, 13:47| Përditesimi: 10 Prill 2022, 15:27

  • Share

Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama kritikoi një ditë më parë SPAK, gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, se përse nuk kishte hetuar ish-kryeministrin pasi SHBA e shpalli 'non grata'.

Me një postim në Facebook, këtë kërkesë të Ramës, Berisha e cilëson si një 'kërkesë për shpëtim'. Sipas tij 'Ramës i ka hyrë frika në palcë', ndërsa duke e konsideruar veten dhe Grupin e Rithemelimit si opozita e vërtetë, ai shkruan se ata do ta 'arkivojnë kryeministrin në inceneratorin e hedhurinave të historisë'.

"Miq, kongresi i djeshëm i PS u parapri nga ngjarje të rëndësishme: legalizimin e drogës dhe tërbimin e Edvinit në studion e Opinion të enjten që kaloi për aferën e djegsave. Kështu, kongresi filloi si Kanabo-Kongres dhe  përfundoi si SPAK dhe Sali Kongres, me fjalë të tjera si kongresi i Lepurit në Bark. Dje kreu i organizatës kriminale, në një fjalim të denjë për dajon e tij Koleka që kërkonte në dhjetor të vitit 1990 të futeshin tanket kundër studentëve, ulurinte i tmerruar ‘erdhi Saliu apo Berisha ante portam’. Njëlloj si dajua e tij xhelat i shqiptarëve Spiro Koleka, që kërkonte të shtypej me tanke opozita, Rama thërriste i trembur gjer në palcë ‘në djall të vejë opozita’ dhe çirrej në kup të qiellit ndihmë dhe me klithmat skape, skape ndërsente SPAK-un e Partisë. Kështu, ai me zë dhe figurë i kërkoi dhe i bëri thirrje SPAK-ut: Më shpëtoni nga Sali Berisha. Në fakt ndjesitë nuk e gënjejnë, ai është i pashpresë! Opozita e vërtetë, më shpejt se sa ai vet mendon, do ta arkivoje atë në inceneratorin e hedhurinave të historisë", shkruan Berisha.

Sipas Berishës, me deklaratat e një ditë më parë, Rama e shpalli SPAK 'krijesë të dashur të PS'.

"Por Rama dje, pjesën më kryesore të fjalës së tij koprolalike e çjerrëse ia kushtoi SPAK-ut të partisë. Kështu ai nën moton ‘Skape por mos guxo të më prekësh’ shpalli botërisht SPAK krijesë të dashur të Partisë Socialiste. Madje megjithëse SPAK sipas tij ishte krijesë e tij dhe partisë së tij të krimit, ai vet ishte i gatshëm të ndihmonte organin e partisë e te kapte për veshi e zverku zyrtarët e tij e t'i dërgonte në SPAK. Por jo vetëm kaq, por ai ishte i gatshëm edhe të shkonte vet e te zbulonte aty kuçedrën e korrupsionit duke ju thënë shqiptareve mos kujtoni se është ai vet, Edi Rama kuçedra e Korrupsionit. Te dashur miq, po ato motive që e detyruan Edvinin të ngrihet ditën e enjte për te ikur nga emisioni i Opinionit kur moderatori i emisionit filloi ti shfaqi në ekran dokumentat përvëluese që faktojnë, certifikojnë Ramën si kreun e organizatës kriminale të djegave, e shtynë atë t’i kërkonte SPAKut të partisë të mos guxonte të kryente aktin e tradhtisë së larte të interpretimit të mbështetjes se tij dhe të PS si dobësi dhe të guxonte të merrej me atë dhe bosët e tjerë ministra  të organizatës kriminale të incineratorëve sepse do shkrumbohej në flakët e tyre. Përveç këtyre, pasi presidenti i republikës Meta njoftoi krijimin pranë institucionit të Presidencës  të Komitetit të Transparencës për aferën e 430 milionë eurove te djegsave, ai doli vet ne Konference Shtypi në vend të Gjiknurit, për të cilin ishin njoftuar mediat.  I tronditur, i sfazuar dhe në panik të thelle ai përsëriti për SPAK-un e Partisë te gjitha ledhatimet dhe kërcënimet qe kishte lëshuar në pak orë më parë në kongresin e partisë. Si përfundim të dashur miq, Kongresi mbaroi por në të vërtetë kreut të organizatës kriminale të inceneratorëve Edi Ramës i hyri dhe me thellë lepuri në bark", tha Berisha.

Rama kritikoi dje SPAK përse nuk ka nisur deri më tani një hetim ndaj Sali Berishës, i shpallur ‘Non Grata’ nga aleati më i madh i Shqipërisë, Shtetet e bashkuara të Amerikë. Kjo jo si një mënyrë për të bërë presion ndaj SPAK, por sipas Ramës, për të qartësuar të gjithë shqiptarët nëse akuzat e DASH ndaj Berishës se ka kryer korrupsion dhe minuar demokracinë, qëndrojnë ose jo.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari: 10/04/2022 20:13

    E more Sale, more Sale e bëre siç deshe vetë, u rinove,

    Përgjigju
  • Luli: 10/04/2022 14:55

    Mos e pyet o Sali Ke shume te drejte je bere tmerri i Shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?