Kryeministri Edi Rama

Rama hedh foton dhe jep një mesazh: Kali vrapon me mushkëritë, reziston me zemrën, fiton me karakterin

31 Janar 2021, 12:19| Përditesimi: 31 Janar 2021, 14:07

  • Share

Pas fotos pranë oxhakut, kryeministri Edi Rama ka postuar në instagramin e tij një foto me një kalë duke e shoqëruar me një fjalë të urtë. Krahas fotos Rama shkruan se kali vrapon me mushkëritë, reziston me zemrën dhe fiton me karakter.

“Kali vrapon me mushkëritë, reziston me zemrën, fiton me karakterin”, fjalë e mençur”, shkruan Rama krah fotos. Nga fotot e publikuara së fundmi kryeministri ka treguar se po vazhdon turin në zona turistike malore të mbuluara me dëborë, të cilat edhe i ka shijuar.

Prej 3 ditësh, Rama ndodhet në Korçë, ku ditën e djeshme është ndalur në Dardhë te një familje që pret turistë. Nga Korça zhvilloi edhe një bashkëbisedim me qytetarët atje ku tha se Shqipëria duhet të shikojë në 3-4 vitet e ardhshme për tregje për tregtimin e mishit, dhe për këtë nuk është e detyruar të presë BE-në domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Mundësitë sipas tij janë tregje të mëdha që nga Turqia në Lindjen e Mesme. Rama foli edhe për vaksinimin, teksa tha se të hënën nis furnizimi me vaksinën anti-COVID nga Pfizer.

Komento

Komente

  • Trifon: 01/02/2021 00:07

    Paska lajthitur nga trute

    Përgjigju
  • Arturi: 31/01/2021 20:13

    BRAVO RAMA,,SHIPERIA TE SHIKOJE TREGJET E LINDJES TE MESME,,POR DHE TREGJET E LINDJES RUSI,UKRAINE,,POLONI,,BJELLO-RUSI-CEKI-HUNGARI E RUMANI-BULLGARI.....

    Përgjigju
  • une: 31/01/2021 20:10

    Ku e ka gjetur kete mushken per kal ky?

    Përgjigju
  • Lalka: 31/01/2021 12:49

    Medemek i bie qe Ti je Kali Luli eshte Pula?Bukur sarkazma!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?