Rama: Fund epokës 'tokë e xanun'
Dënim zaptuesve të trojeve publike

5 Nëntor 2014, 10:33| Përditesimi:

  • Share
Qeveria shqiptare është e vendosur ta kthejnë bujqësinë në një sektor që do të sjell rritje ekonomike. Gjatë prezantimit të paketës për mbështetjen e bujqësisë, kryeministri Edi Rama tha se ka ikur koha kur shteti është konsiderohej si lopë që të gjithë duan ta mjelin në mënyrë passive.
 
Sipas shefit të qeverisë gjithashtu ka ikur koha kur subvencionet përdoreshin për fushata politike e për të fituar ca vota.  
 
 
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë prezantimit të paketës tha se qeveria e re është fokusuar në ato sektorë që kthejnë rrjedhën e ekonomisë shqiptarë. Sipas tij bujqësia sot është një nga motorët e rritjes ekonomike.
 
 
Ndërkohë numri një i bujqësisë, Edmod Panariti tha se me këtë paketë Do t’i jepet nxitje prodhimit buqësor.

Rama: Të shkëputemi nga bujqësia e mbijetesës

Gjatë konferencës, kryeministri Edi Rama tha se pavarësisht se Shqipëria është një vend i pasur për nga burimet natyrore, është një nga vendet më të prapambetura. Kjo sipas shefit të qeverisë është nga padija.
 
“Këtu është dhe sfida kryesore, dhe përtej masave afatshkurtra e afatgjata. Sfida kryesore është të kalojmë nga një bujqësi e mbijetesës dhe padijes në një bujqësi që sjell fitime. Gjenerata e re nuk preferon të marrë stafetën e babait e nënës që rropatet për të punuar tokën. Ndihma e Bashkimit Evropian për ne në këtë sektor nuk janë vetëm burimet e mbështetjes financiare, por duhet edhe dija. Atë që mund të ndryshojmë përmes dijes nuk mund ta ndryshojmë përmes parave. Sot ajo që ne kemi trashëguar në sektorin e fshatit është një situatë ku duket qartë se çfarë mund t’i bëjë një vendi politika e subvencionimit të mbijetesës”, deklaroi Rama.

Rama: Subvencionet janë përdorur për të marrë vota

Shefi i qeverisë shqiptare tha se strukturat e ngritura prej vitesh (Drejtoritë e Bujqësisë) janë jo efektive dhe sipas tij nuk i duhen as dreqit. Sipas tij nëse nuk marrim ilaçe të hidhura tani do të jetë më e vështirë për këtë sektor. Rama tha se qeveria është konsideruar si lopë ku të gjithë duan ta mjelin, ndërsa subvensionet sipas tij janë përdorur për vota.
 

“Preferuam  të fokusohemi në një qasje të re, në këtë paketë e cila për herë të parë i afrohet fermerit me gjuhën e re të dijes dhe grandeve konkurruese. Jemi shumë larg asaj që kemi ambicie të arrijmë por kemi hedhur hapin e parë. Po nuk preferuam ilaçet e hidhura të së vërtetës, përkundër gënjeshtrave të ëmbla do vazhdojmë të vuajmë. Drejtoritë tona të bujqësisë janë struktura që i duhen vetëm dreqit.  Janë struktura pasive, që nuk e udhëhqein procesin po e ndjekin nën udheqjen e Ministrisë.  Shteti është konsideruar si lopë që të gjithë duan ta mjelin në mënyrë pasive e kur vjen puna tek subvensionet, këto për shumë vite janë përdorur për fushata politike. Disa injorantë partiakë kanë shpërndarë disa lekë të shtetit në bazë të votave”, deklaroi Rama.  

Rama: Problem toka e xanun, masa ndëshkimore

Një tjetër problem sipas shefit të qeverisë është zaptimi i tokës.  Rama tha se qeveria synon një politikë të re për bujqësinë, por sipas tij situata që është lënë nga qeveria e kaluar është e mjerueshme. Rama tha se shumë investime janë bllokuar pasi toka e shtetit  është zënë dhe për këtë paralajmëroi masa me ndëshkime.
 
“Transforimimi që ne po sjellim është një politikë e re, që bazohet tek konkurenca. Të tjerët janë më të mëdha se ne, por ne kemi burime më të shumta, e duke investuar në mënyrë të duhur do kemi një bujqësi të denjë për një vend të vogël. Një bujqësi që zhvillohet normalisht. Por sot jemi përpara një situate që do marrim masa dhe në sektorin e bujqësisë. Toka e xanun për investitorët. Toka publike, pronë shtetërore që rezultojë të xanuna. Si mund të ndodhë kjo? Zaptimi i tokës të gjobitet më ca lekë e të quhet fakt i kryer”, deklaroi Rama.
 
Panariti: Paketa synon mbështetjen e prodhimit vendas

Ministi i Bujqësisë Edmon Panariti, u shpreh se paketa fiskale për bujqësinë synon mbështetjen e prodhimit vendas, rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e ekonomisë fermere.

Gjatë prezantimit të paketës fiskale për bujqësinë, që u zhvillua të mërkurën në Tiranë,  ku ishin të pranishëm Kryeministrtri Edi Rama, ministrat e Bujqësisë Edmond Panariti, ai i Ekonomisë Arben Ametaj, zv. ministri i bujqësisë Albana Zusi si dhe ekspertë të fushës, ministri Panariti, renditi një sërë masash që bëjnë pjesë në paketen e re fiskale të bujqësinë dhe që reflektojnë lehtësimin dhe përmirësimin e klimës për zhvillimin e këtij sektori në vendin tonë.

Sipas Panaritit, është hequr 10% e taksës doganore për mbështetjen e blegtorisë, është hequr taksa e qarkullimit për karburantet që përdor peshkimi,  me qëllimin nxitjen e ndërtimin e porteve të peshkimit Ndërsa vëmendje do të marrë mbrojtja e tokës bujqësore dhe pronës private.

Gjithashtu lehtësira fiskale parashikohen për formalizimin e mekanikës bujqësore dhe ulja e kostos së blerjes së tyre

Ndërsa ministri Ametaj gjatë fjalës së tij, u ndal në masat që po ndërmerr qeveria në rigjenerimin e ekonominë shqiptare. Sipas Ahmetajt, paketa e bujqësisë vjen pas suksesit që pati paketa për fasonët.

Bujqësia si sektori që jep 20% të kontributit dhe si motor i zhvillimit  kërkoi këtë mbështetej. 20 vite më parë nuk është bërë asgje  dhe pengojnë zinxhirin e vleres

PDF - Fjala e Kryeministrit Rama në prezantimin e paketës për mbështetjen e bujqësisë:

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?