Kryeministri Edi Rama

Rama fton në tryezë të përbashkët partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pritet të mbahet të martën në Tiranë

8 Janar 2023, 09:57| Përditesimi: 8 Janar 2023, 15:21

  • Share

TIRANË- Ditën e martë në mbrëmje, pritet që në Tiranë të mbahet një tryezë e përbashkët diskutimi me partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Gazetari i Report Tv, Ermal Qori mëson se ftesa është bërë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa ftesa i është drejtuar të gjithë liderëve të forcave politike atje. Partitë politike shqiptare që kanë deputetë në Kuvendin e Maqedonisë janë Aleanca për Shqiptarët (8 deputetë), Alternativa (4 deputetë), Lëvizja Besa (3 deputetë) Partia Demokratike Shqiptare (1 deputet) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (15 deputetë).

Këtë mbledhje e tentoi edhe në tetor të një viti më parë Lëvizja Besa, por përfundoi pa rezultat. Ende nuk bëhet me dije se çfarë përmban konkretisht axhenda e kësaj mbledhje këtë fillimviti në kryeqytet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • eri: 09/01/2023 19:51

    Bravo zoti rama po beni nje gje shume te mir

    Përgjigju
  • Arbërori: 08/01/2023 21:41

    Edvin shkjau shqipfolës do ta formojë Jugosdrbin e re nga Shqiptarë shqipfolës, tradhtari më i ndyer i shekullit të fundit

    Përgjigju
  • titi: 08/01/2023 19:28

    unitet dhe bashkupnim

    Përgjigju
  • tosi: 08/01/2023 19:27

    fantastike gjithmon te bashkuar

    Përgjigju
  • Toni: 08/01/2023 19:15

    Shpresojme qe cdo gje te shkoje ashtu sic duhet

    Përgjigju
  • Gjergj: 08/01/2023 16:14

    Njè kryeministèr i vèndit amè, qè ka gjysmèn e kabinetit nè burg, pèr korrupsion dhe trafik droge, na bèn pèllumbin e paqes sè Vuçiçit dhe na fton shqiptarèt e Maqedonisè, nè odèn e burrave me fustan dhe miellit nè tavolinè. Do bèjmè ballkan tè hapur, de more de, si lum ti Aleksandèr, qè na ke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?