Rama fton në podcast Elhaida Danin: Sjellim në Air Albania spektaklin ‘Notre Dame de Paris’! Këngëtarja: E meriton ky vend

24 Maj 2023, 15:43| Përditesimi: 24 Maj 2023, 15:47

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ftojë në episodin e tij të radhës në Podcast, këngëtaren e mirënjohur Elhaida Danin. Kreu i qeverisë gjithashtu ka bërë me dije se të dielën, më 28 maj do të vijë për herë të parë në Shqipëri, spektakli më i shikuar në Evropë “Notre-Dame De Paris”.

Rama thotë se ky moment ishte shumë i mirëpritur dhe me vullnetin dhe këmbënguljen më në fund spektakli do të vijë në Air Albania Stadium në Tiranë së bashku me këngëtaren, Elhaida Danin.

“NOTRE-DAME DE PARIS, spektakli më i shikuar në Europë, me rekorde Guinnes për numrin e ndjekësve të tij, që prej 25 vjetësh vazhdon mbush plot arenat dhe kërkohet nga të gjitha moshat e kategoritë sociale, vjen të dielën më 28 maj në Air Albania Stadium në Tiranë, bashkë me yllin shqiptar, Elhaida Dani”- shkroi Rama.

Ndërkohë, në videon e publikuar nga kryeministri, këngëtarja thotë se Shqipëria e meriton të jetë pjesë e vendeve ku ky spektakël mbush arenat dhe kërkohet nga të gjitha moshat dhe kategoritë sociale.

Notre-Dame de Paris është një muzikal francez i kënduar i cili debutoi më 16 shtator 1998 në Paris . Ai bazohet në romanin Notre-Dame de Paris (i njohur në anglisht si The Hunchback of Notre-Dame ) nga romancieri francez Victor Hugo.

Notre-Dame de Paris, sipas Librit të Rekordeve Guinness, pati vitin e parë më të suksesshëm nga çdo muzikal ndonjëherë. Partitura është regjistruar të paktën shtatë herë deri më sot (2007): albumi origjinal i konceptit francez, i cili shfaqte këngëtarin izraelit Achinoam Nini (aka Noa) si Esmeralda u pasua nga një regjistrim i plotë dhe i drejtpërdrejtë i kastit origjinal të Parisit.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arla: 24/05/2023 18:37

    Nje shfaqe shume e bukur qe duhet pare me patjeter

    Përgjigju
  • Soni: 24/05/2023 18:10

    Spektakel do dhuroje Elhaida

    Përgjigju
  • Ina: 24/05/2023 18:02

    Nje spektakel me rekord guiness qe vjen per here te pare ne shqiperi

    Përgjigju
  • Era: 24/05/2023 17:56

    Nje shfaqje qe shqiptaret mezi e kane pritur te realizohet ne shqiperi

    Përgjigju
  • Ani: 24/05/2023 16:55

    Spektakel mjaft i vecant per nje vend si ky i yni

    Përgjigju
  • Populli: 24/05/2023 16:42

    Po « Les Miserables » kur do na e sjellesh, mor bandill?

    Përgjigju
  • Qytetar: 24/05/2023 16:21

    Nuk ka kryeminister ne bote qe merret me publikime muzikalesh. Ky i joni i ka zgjidhur gjithe problemet e popullit siç duket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?