'Rama fshihet në fustanin e Spiropalit', Ministrja i përgjigjet Bardhit: Pse ke frikë nga gratë, a e do të vërtetën e McGonigal?

2 Shkurt 2023, 11:53| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 12:08

  • Share

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur sërish deputetit Gazment Bardhi i cili tha se Rama nuk vjen në Kuvend të flasë për zyrtarin e FBI-së, por fshihet pas fustanit të Spiropalit. Ministrja e pyeti Bardhin se përse ka frikë nga gratë, ndërsa theksoi se do të thotë vetëm të vërtetën që kryeministri s’ka lidhje me atë hetim në SHBA.

“Qetësohuni more, durim. Ne kemi durim t’iu dëgjojmë. Sërish iu pyes Bardhi pse keni frikë nga gratë. Nuk ka rëndësi a vishemi me fustan a pantallona. E rënd është që këtu të vijmë dhe të flasim të vërteta. Nuk mund të lejojmë që ju të ngrini një shtjellë të tërë gënjeshtrash dhe të pretendoni që mos t’iu japim përgjigje. I doni apo nuk i doni përgjigjet. Po ju pyes e doni apo jo zhbërjen përfundimtar e të shtjellës qesharake që keni ngritur. Këtë mund ta pres nga ata që kanë mbetur jashtë, jo nga ju. Se ju jeni një profesionist i ligjit dhe duhet të kuptoni që s’mund të vini këtu të hidhni akuza penale që nuk ekziston as për kryeministrin e Shqipërisë”, tha Spiropali.


Lajmi kryesor:

Kuvendi në kaos për McGonigal, opozita pa Berishën me bilbila e grushte tavolinave bllokon foltoren! Rama ia delegon interpelancën Spiropalit, Bardhi e refuzon: Të vijë ai


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?