Rama flet me lavde për Gjermaninë: Ka pasur gjithmonë suksesin e skuadrës, me yjet në krye! Nuk ngatërrohen si ne të tjerët (VIDEO)

23 Nëntor 2020, 13:04| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 15:26

  • Share

"Gjermania ka një shpirt skuadre dhe yjet e saj i vë në krye që të shkëlqejnë gjithmonë kudo ashti si në futboll".

Me konsideratë të lartë dhe lavde ka folur kryeministri Edi Rama, sot për Gjermaninë, ndërsa ishte i ftuar për të insepktuar ambientet e një biznesi gjerman të hapur në Tiranë.

Ndërkaq Rama deklaroi se harmonia në skuadër dhe bërja e punëve me rradhë është në kulturën e biznesit gjerman.

"Gjermana ka pasur yjet e veta në futboll por ka pasur gjithmonë suksesin e skuadrës dhe që yjet ti vërë në shërbim të skuadrës dhe skuadra ta ketë yllin e shkëlqyer. Kjo është në kulturën e biznesit gjerman.

 Ju (gjermanët) jeni më të mirët në botë dhe e dini se gjërat vijnë me rradhë, prandaj nuk ngatërroheni siç bëjmë ne të tjerët", tha Rama në mjediset  e Lufthansa Industry Solutions,  një investim i madh i gjigantit të fluturimeve gjermane në vendin tonë.

Kryeministri gjithmonë ka pasur vlerësime të larta për Gjermaninë dhe për kancelaren Angela Merkel, e cila ka qenë një mbështetje për Shqipërinë në procesin e integrimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?