Politikë

Rama: Është hera e parë që opozita fiton në burgje të caktuara që nga koha kur i administronte LSI

29 Prill 2021, 21:34| Përditesimi: 29 Prill 2021, 21:38

  • Share

1619680514_16196076101.jpg

Kryeministri Edi Rama për të vërtetuar që pushteti nuk ka ndërhyrë në votën e  qytetarëve ka sjellë shembullin në burgje, ku fituese është opozita.

"Është hera e parë në vendin tonë që opozita fiton në burgje të caktuara, ose në të gjitha burgjet ka rezultat normal. Deri në 2017 kur burgjet administroheshin nga LSI, rezultatet janë me zero. Dhe kur në burgje nuk është përdorur fuqia e pushtetit imagjino sa mund të jetë përdorur jashtë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Metën do e shkarkojmë me këtë parlament, ka marrë dënimin spektakolar nga populli sovran i Shqipërisë! S'kam vija të kuqe për bashkëpunimin me PD


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?