Shqipëria e para në Evropë për rritje të fluturimeve, Rama: Edhe tetori bum, bum, bum, në turizëm si kurrë më parë

28 Tetor 2023, 12:08| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 12:22

  • Share

Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol) e renditi Shqipërinë të parën në Evropë me rritje të numrit të fluturimeve në javën 16-22 tetor, në raport me periudhën e parapandemisë.

Ndërkohë edhe tetori shënoi një bum në turizëm si kurrë më parë, informon kryeministri Rama ndërsa ndau statistikat e publikuara nga Eurocontrol

"Edhe tetori bum bum bum në turizëm si kurrë më parë, ndërkohë që Aeroporti “Nënë Tereza” vazhdon në krye të klasifikimit të Agjencisë Europiane të Trafikut Ajror, për rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve" shkruan Rama.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në periudhën janar-shtator, në vend kanë hyrë gjithsej 8.3 milionë shtetas të huaj, shifër kjo 29 % më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas shifrave zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, nga 1 janari deri në fillim të muajit tetor të këtij viti mbi 5.4 milionë pasagjerë janë përpunuar vetëm në Aeroportin e Rinasit, duke shënuar rritje me 37 % krahasuar me 2022.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ollga: 04/11/2023 17:04

    ore damlla,,sa leke te mbeten ne fund eshte llogaria...o debil...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?