Politikë

Rama e sulmon në Shkodër, Voltana Ademi: Ka frikë nga humbja që e pret (VIDEO)

31 Mars 2021, 20:40| Përditesimi: 31 Mars 2021, 21:17

  • Share

SHKODËR- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur Ramës i cili e akuzoi se nuk ka bërë asgjë dhe nuk ka bashkëpunuar me qeverinë për të kryer investime në qytet. Ademi u shpreh se Edi Rama e sulmoi pasi ka frikë nga humbja që e pret me 25 prill.

“Edi Rama bredh nëpër Shqipëri me të vetmen alternativë qe i ka mbetur, sulmet ndaj opozitës. Pas 8 vjet dështimesh në çdo fushë, pas 8 vitesh ku të vetmit që fituan ishin oligarkët e tij, pa asnjë bilanc konkret dhe asnjë arritje Edi Rama, i lodhur por dhe i pashpresë mundohet të hedhë baltë mbi PD, drejtuesit dhe anëtarët e simpatizantët e saj, si e vetmja mënyre komunikimi që i ka mbetur për të folur me shqiptarët”, tha Ademi.

Kryeministri, Edi Rama e cilësoi Ademin si “shembullin drithërues të injorancës”, që nuk e prish terezinë për punët e qytetarëve, ndërsa kryebashkiakja thekson se Rama e sulmoi me gjuhën dhe fjalorin e vetëm që ai njeh, atë të fyerjes dhe sharjes. Për Ademin, Shkodra nuk e ka pranuar as në kohet e egra të komunizmit arrogancen e pushtetit e nuk do ta pranojë as sot.

“Sot, nga Shkodra ai më sulmoi me gjuhën dhe fjalorin e vetëm qe ai njeh, atë të fyerjes dhe sharjes. Shkodra e qytetarisë dhe e kulturës nuk e ka pranuar as në kohet e egra të komunizmit arrogancen e pushtetit. Aq më pak mund ta pranojë sot. Duke sulmuar Shkodrën, qytetarët e saj dhe mua si kryetare e Bashkisë, Edi Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se dëshmon frikën dhe dobësinë e dikujt që po jeton ditët e fundit të pushtetit. Njeriu që s’ka mbajtur asnjë premtim dhe që e ngeci Shqipërinë për 8 vjet, sot sillet rrugëve të vendit me arrogancë e lodhet me kot. Ai  e ka të qartë se në 25 prill do të largohet me votën masive të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. Sepse ndryshimi po vjen dhe shqiptarët mezi po e presin. Në 25 prill Rama, arroganca e tij do të largohen njëherë e përgjithmonë dhe Shqipëria qytetare do të fitojë”, u shpreh Ademi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?