Rama e pyet pse PD votoi raportin Dick Marty/ Basha ripërsërit akuzat e përditshme: Ti gënjen për të larguar vëmendjen nga pyetjet që u interesojnë shqiptarët

8 Nëntor 2020, 16:23| Përditesimi: 8 Nëntor 2020, 16:27

  • Share

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon debatin online me kryeministrin Edi Rama sa i përket raportit të Dick Marty, që inkriminon UÇK. Teksa Rama i bën pyetjen konkrete, se përse PD-ja ka votuar këtë raport në kohën kur ishte në pushtet, Basha zgjedh që të mos japë një përgjigje konkrete, por ta zhvendos fokusin në akuzat e artikuluara çdo ditë për kryeministrin Edi Rama.

"Të gjithë e kuptojnë se ti gënjen e shpif vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që ju interesojnë vërtet qytetarëve:Pse qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID si rezultat i dështimit tënd? Pse spitalet janë mbushur plot dhe të sëmurët dergjen në ambulanca dhe korridore? Pse e ke shkatërruar ekonominë? Pse nuk ju jep ndihmë financiare të prekurve nga COVID? Pse e ke mbyllur derën e BE? Shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun të dështuar si Rama.Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet & do shërojmë plagët e hapura nga ai", shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Rama s'heq dorë nga raporti i 'Dick Marty': Lulëzim sqaro dosjen që përgatite për sajesën e Shtëpisë së Verdhë! Basha ndërron temë: Lëri lojërat politike, pse s'e hap COVID 4


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?