Edi Rama i jep Florian Markut medaljen ‘Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike'

Rama e nderoi me ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes', Marku: Ky vlerësim më shtyn t'i sjell edhe më shumë tituj Shqipërisë

28 Gusht 2022, 14:31| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 14:47

  • Share

TIRANË- Boksieri Florian Marku ka reaguar pasi u nderua me medaljen ‘Ylli i Madh të Mirënjohjes Publike’. Marku ka ndarë disa foto nga ceremonia e nderimit që u mbajt në kryeministri për të.

Marku shkruan se kur ka filluar karrierën asnjëherë nuk e kishte menduar se do të vlerësohej nga qeveria me këtë medalje, ndërsa shton se ky vlerësim i jep akoma më shumë shtysë që t’i sjellë më shumë tituj botërorë vendit tonë.

“Kur fillova karrierën time si sportist nuk e kisha menduar që një ditë do të vlerësohesha nga vendi im me medaljen ‘Ylli i Madh’. Ky nderim nga ana e Qeverisë Shqiptare më jep akoma dhe më shumë forcë për të sjellë tituj botërorë në vendin tonë dhe ndeshje të tjera të mëdha”, ka shkruar Marku.

Ceremonia në nderim të kampionit shqiptar u mbajt një ditë më parë në kryeministri, ku kreu i qeverisë Edi Rama i dha medaljen ‘Ylli i Madh të Mirënjohjes Publike’. Rama tha se Marku ka ngritur lart flamurin tonë shqiptar në ekranet më të mëdha televizioneve sportive në të gjithë botën.

Marku është vlerësuar edhe nga bashkia e Lushnjës me titullin 'Qytetar Nderi'. Kjo ceremoni erdhi pas triumfit të Markut të enjten në stadiumin ‘Air Albania’ mposhti meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin WBC Silver, në një kohë që është mbajtës i IBF.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?