Rama kritikoi ish-ministrat në Asamblenë e PS, Xhaçka reflekton, i rikthehet postimeve në facebook

12 Shkurt, 20:46| Përditesimi: 13 Shkurt, 00:42

  • Share

Pas kritikave që kryeministri Edi Rama i bëri gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së duke e cilësuar si një prej deputeteve e cila pasi u shkarkua nga posti i ministres nuk është më aktive, Olta Xhaçka duket se ka vendosur të rikthehet me postimet në rrjetet sociale.

Ditën e sotme Xhaçka ka publikuar një fotoalbum nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku siç shkruan në fokus ka qenë agjenda e javës dhe detyrat në vijim.

“Ja ku jemi! Me Grupin Parlamentar të PS diskutuam për agjendën e javës dhe detyrat në vijim”- shkruan Xhaçka në facebook.

Ish-ministrja e Jashtme u mor si shembull sa i takon mos aktivizimit në rrjetet sociale. Postimi i fundit i bërë nga ajo lidhur me çështje politike ishte i datës 23 tetor 2023 ku i përgjigjej kreut të Rithemelimit Sali Berisha mbi akuzat e tij ndaj bashkëshortit të deputetes. Më pas faqja e saj u riaktivizua vetëm sot, (12 shkurt) një ditë pas kritikave në Asamble.  

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?