Kryeministri Edi Rama

Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: I pakënaqur me punën! Disa favorizojnë ndërtimet pa leje në bregdet! Do i denoncoja vetë, po s'po ua shtoj punën SPAK

7 Maj 2022, 11:40| Përditesimi: 7 Maj 2022, 13:02

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur Partia Socialiste po bëhet gati për zgjedhjet lokale të 2023, kryeministri Edi Rama ua ka bërë të qartë disa kryebashkiakëve që nuk do t'i rikandidojë, duke i bërë për "dush të fortë" disa prej tyre, ndonëse nuk përmendi emra. 

"Nuk dua t’i marrë me emër, por ata e dinë vetë. Po ca do t’i thoni të rinjve dhe të reja kur të vijnë zgjedhjet. Si do t’i dilni përpara? Ashtu si kundër është për të vëne duart në kokë që problemi kryesor i platformës së bashkëqeverisjes janë bashkitë. Nuk e konsiderojnë ata kryetar bashkie që janë bërë problem kronik se çfarë mundësie është të kesh instrumentin e bashkëqeverisjes dhe mos ta përdorësh, të dëgjosh hallet e njerëzve", tha Rama.

Më kritik ishte ndaj kryebashkiakëve të zonave bregdetare që favorizojnë ndërtimet pa leje duke abuzuar hapur me detyrën. Në këtë kuadër, Rama tha se do t'i denonconte vetë në SPAK, por deri më tani nuk e ka bërë, pasi sipas tij, Prokuroria e Posaçme ka detyra të tjera më madhore për t'u marrë, ku listoi Sali Berishën dhe Ilir Metën.

"Sapo kthen kurrizi policia dhe inspektorati nga qendra janë disa kryetar bashkie që vazhdojnë avazin e tyre, është e paimagjinueshme kjo dhe nëse nuk do të isha në pritje që SPAK të bëj disa punë më të mëdha dhe të vendos një rend prioritetesh, mbase do isha unë që do bëja denoncimin sot, por nuk kam se si ia shtoj SPAK punët në drejtim të kësaj familje politike kur shoh që balanca jo në aspektin politik, por në aspektin e të drejtës është e shtrëmbërua", tha Rama.

Ai renditi edhe disa shkelje që ata kanë kryer, duke nisur që nga mos pastrimi i mbeturinave e deri te mos përgjigjja ndaj të rinjve, e për këtë ua bërë të qartë që kusuret e tyre nuk do ua mbajë PS-ja.

"Po ca do t'u thonë qytetarëve nesër dhe më çfarë syri dhe faqe do vijnë tek ne që të kërkojnë që të jenë përsëri kandidat, ndërkohë që edhe për plehrat dhe mos përgjigjet e platformës së bashkëqeverisjes dhe për shërbimet skandaloze dhe për mos zbatimin e ligjit dhe indiferencës ndaj të rinjve, për të këtë lloj kryetari bashkie që është pjesë e PS, kusuret i mbajmë ne, kusuret i mban PS këtu në krye të punëve dhe në ballin e betejës, ndërkohë që as ministra e as deputetë nuk kanë mundësi që të bëjnë punën e atyre kryetarëve të bashkive që i kanë kthyer kurrizin elektorin", tha Rama. 

Këto deklarata kryeministri i Bëri gjatë Asamblesë së PS-së, në të cilën bëri me dije se do të krijohet një Komision i Posaçëm për kandidatët e krerët të degëve të Partisë Socialiste.

Ora 11:42
Kryetarët e degëve në PS, Gjinkuri: Stacioni jonë final zgjedhjet vendore, nga e hëna komisioni zbret në terren

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat pas përfundimit të Asamblesë së PS, u shpreh se qëllimi i këtij riformatimi janë zgjedhjet vendore.

Ai lajmëroi se nga e hëna Komisioni i Posaçëm i krijuar për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në PS do të nisë punë në terren.

“Stacioni jonë politik i cili pres të kurorëzohet me një sukses të madh janë zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Mbledhja u mbyll me sukses dhe u miratuan të gjitha aktet, këtë javë fillon zbritja në terren e komisionit, që do të merret me identifikimin e kandidatëve. Ky do të jetë hapi i parë, ngritja e sekretarit ekzekutiv. Do të kemi të gjithë strukturat e reja. Pastaj do të kemi koordinatorët elektoral.”, tha ai.

Ora 10:39
Rama: Disa kryetarë bashkie vijojnë të lejojnë ndërtimet pa leje në bregdet! Nëse s'do prisja SPAK, do i denoncoja vetë

 

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me kryebashkiakët, ku tha se do ishte ai vetë që do i çonte përpara drejtësisë.

"Si është e mundur që të harxhohen orë dhe para për t'i bërë telefonata kryetarëve të bashkive për t'i thënë aman, nga agjencia e bashkëqeverisjes, ndërkohë që sot bashkëqeverisja është detyrim ligjor, po ca do t'u thonë qytetarëve nesër dhe më çfarë syri dhe faqe do vijnë tek ne që të kërkojnë që të jenë përsëri kandidat, ndërkohë që edhe për plehrat dhe mos përgjigjet e platformës së bashkëqeverisjes dhe për shërbimet skandaloze dhe për mos zbatimin e ligjit dhe indiferencës ndaj të rinjve, për të këtë lloj kryetari bashkie që është pjesë e PS, kusuret i mbajmë ne, kusuret i mban PS këtu në krye të punëve dhe në ballin e betejës, ndërkohë që as ministra e as deputetë nuk kanë mundësi që të bëjnë punën e atyre kryetarëve të bashkive që i kanë kthyer kurrizin elektorin, PS dhe ligjit, për cilat arsye duhet të angazhohet policia, inspektorati, një forcë e madhe njerëzore për të shkuar në fund të bregdetit për të korrigjuar dëmet e kryetarëve të bashkive, se janë dëmet e tyre, ku sot ndërtohet pa leje tek dhe tuk në breg detin e Shqipërisë, sapo kthen kurrizi policia dhe inspektorati nga qendra janë disa kryetar bashkie që vazhdojnë avazin e tyre, është e paimagjinueshme kjo dhe nëse nuk do të isha në pritje që SPAK të bëj disa punë më të mëdha dhe të vendos një rend prioritetesh, mbase do isha unë që do bëja denoncimin sot, por nuk kam se si ia shtoj SPAK punët në drejtim të kësaj familje politike kur shoh që balanca jo në aspektin politik, por në aspektin e të drejtës është e shtrëmbërua", ta Rama.

Ora 10:35
Rama ‘dush të ftohtë’ kryetarëve të Bashkisë: Disa prej tyre janë aty për inerci, nuk bashkëpunojnë

Kryeministri Edi Rama i ka bërë kritika të ashpra disa prej kryetarëve të Bashkive në vend, duke thënë se kanë fituat garën pa kundërshtarë dhe janë në atë pozicion për inerci, duke mos i shërbyer detyrës.

“Zgjedhjet vendore janë në prag, partia është garanci edhe për këto zgjedhje. Të gjitha përmirësimet do ti japin PS për ti përballuar me sukses zgjedhjet. Zgjedhjet vendore janë edhe një bilanc që komuniteti do të bëjë për qeverisjen vendore. Për ketë balance s’jam pozitiv. Mesa duke disa kryetar të bashkisë, të të cilët hynë në zgjedhje pa garë dhe u zgjodhën në një ndeshje pa kundërshtarë, kanë vazhduar për inerci të qëndrojnë në krye të bashkive, a thua se kundërshtarët e komunitetin nuk ekzistojnë, a thua se papastërtia nuk ekzistojnë. Një pjesë e konsiderueshme e bashkive kështu. Shqipëria duhet ta mbylli këtë kapitull turpi. Një pjesë e Kryetarët e bashkive nuk janë fare të angazhuar në këtë proces. Është fatkeqësi të shohësh se kërkesës ligjore të ministres, për të ngritur këshillat rinore vendore, deri tani i janë përgjigjur vetëm 44 bashki dhe afati ka kaluar. Nuk dua t’i marrë me emër, por ata e dinë vetë. Po ca do t’i thoni të rinjve dhe të reja kur të vijnë zgjedhjet. Si do t’i dilni përpara? Ashtu si kundër është për të vëne duart në kokë që problemi kryesor i platformës së bashkëqeverisjes janë bashkitë. Nuk e konsiderojnë ata kryetar bashkie që janë bërë problem kronik se çfarë mundësie është të kesh instrumentin e bashkëqeverisjes dhe mos ta përdorësh, të dëgjosh hallet e njerëzve.”, tha ai.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ponce Portokalli: 07/05/2022 17:50

    Po per veten tende ske kritik? Ke sjell gjithe investitoret strategjik edhe I vjedh tokave njerzeve. Ske rregulluar bregdetin duke mos dhen asnje certifikate pronesie, edhe I mean njerzit peng, per ti vjedhur pronat. Asnjeri nga bregdeti nuk mund te investoj sepse ti ai qeveria se e ke ber akoma manaxhimin e zones, edhe mungojn certifikata pronesie. E ben kete sepse do ti japesh tokat miqve oligarke. Ti njeher bej kritik vetem edhe pastaj kryebashkiakeve sepse edhe ata ti I manaxhon, nuk I ke te bejn asnje pune po nuk te pyeten. Je ber bej I Shqiperis edhe do ti komandosh ti prandaj mos kerko llogari sepse je ti vet qe nuk ben pune

    Përgjigju
  • Zani: 07/05/2022 17:16

    Hiqja te drejten bashkive per te dhene leje,,,,per c'do leje ne bregdet te JEPEN direct nga qeveria me ane te nje zyre..te posacme..

    Përgjigju
    • Zani Ca: 07/05/2022 18:16

      O zano nuk jep leje Bashkia sepse ky i ka heq te drejten qe ne 2017. Per te mar leje ne bregdet duhet te jesh miq i Rames. Deri tani ai eshte kryebashkiak ne gjithe shqiperi sepse kryebashkiaket aktuale jan kukull.

  • Liku: 07/05/2022 15:00

    Spakun e ka zene gjumi nga miljona qe marrin nga taksapaguesit

    Përgjigju
  • Bilo pilafi: 07/05/2022 13:33

    Kur ke dijeni per veper penale dhe nuk tregon sipas ligjit spak duhet ta fillonte me ty te parin per moskallzim krimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?