Rama drejt Kievit, ekspertja Voda: Me mbështetjen e Ukrainës, Shqipëria në anën e duhur të historisë

14 Qershor 2022, 22:30| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 22:40

  • Share

Kryeministri Edi Rama dhe homologu Dritan Abazoviç janë nisur drejt Kievit me ftesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Teuta Voda, lektore e gjeopolitikës në Paris thotë emisionin 'Repolitix' në Report Tv se Shqipëria duhet të jetë krenare për mbështetjen që ka dhënë për Ukrainën, pasi tregoi që është në anën e duhur të historisë.

Vizita e Ramës dhe Abazoviç në Kiev, sipas Vodës tregon që vende të vogla si Shqipëria kanë një domethënie kyç në marrëdhëniet ndërkombëtare. Voda thekson se vizita e Ramës është e rëndësishme për vetë faktin se Shqipëria drejton presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.  

“Shqipëria duhet të jetë krenare për gjithë përkrahjen që i ka dhënë Ukrainës që prej 2014, kriza në krime, kjo është një nga ato qasjet që Ukraina nuk e ka harruar, e ka çmuar edhe përgjatë shumë takimeve me ambasadorin ukrainas. Shqipëria është në anën e duhet të historisë duke u treguar kaq aktive, ka presidencën të muaj në Këshillin e Sigurimit, e rëndësishme prezenca e Ramës. Tregon edhe njëherë që vende aq të vogla si Shqipëria kanë një domethënie kyç në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Voda.

Ish-deputeti Arben Çuko thotë se Shqipëria po luan një rol të konsiderueshëm në skenën e politikës europiane, pasi është pjesë e Këshillit të Sigurimit, por ka qenë në krah të SHBA-së si bashkëpenëmbajtëse për hartimin e rezolutës që dënoi luftën në Ukrainë.  

“Do të thotë që Shqipëria ka tashme vendin e saj dhe luan rolin e saj të konsiderueshëm në skenën e politikës europiane. Këtë gjë e shton edhe qenia e Shqipërisë si presidente e Këshillit të Sigurimit në OKB. Një shtet i madh që Rusia, e quan bezdi të madhe hartimin e dekoratës nga SHBA dhe Shqipëria. Por zgjodhën Shqipërinë. Sepse roli i Shqipërisë në lindje të Europës nuk është i pakët, një nga synimet e Putin për destabilzim është edhe Ballkani”, tha Çuko.

Kryeministri Rama dhe Abazoviç janë nisur drejt Kievit. Dy kryeministrat shqiptarë do të takohen në Kiev me presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?