Qendër Shëndetësore që po rindërtohet

Rama: Do rehabilitohen 40 Qendra Shëndetësore në të gjithë vendin, s’do i ndalim investimet në sektorin e shëndetësisë

9 Janar 2023, 14:46| Përditesimi: 9 Janar 2023, 14:50

  • Share

TIRANË- 40 Qendra të tjera Shëndetësore do të rehabilitohen në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në ‘Facebook’ me foto nga qendrat që po rindërtohen, ndërsa shkruan se do të vijojnë me investimet në sektorin e shëndetësisë.

Që prej nisjes së programit, deri më tani Rama shkruan se janë rehabilituar 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin, me standarde moderne për 1.2 milionë qytetarë.

“Vijojmë pa u ndalur investimet në shëndetësi ku shumë shpejt do të jenë gati edhe 40 Qendra Shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug. Që prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor, 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca janë rindërtuar nga e para me standardet më të mira, në shërbim të 1.2 milion qytetarëve”, shkruan Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 09/01/2023 16:05

    Ne shendetesi eshte shume e nevojshme qe te investosh

    Përgjigju
  • Ani: 09/01/2023 15:30

    Fale kesaj qeveria shendetesia ka filluar te zhvillohet shume ne vendin tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?