Rama: Do ndalojmë me VKM rritjen e çmimit të druve të zjarrit, do tregtohen si para luftës dhe pikë! Se kuptoj abuzimin që po bëjnë

19 Tetor 2022, 16:58| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 17:32

  • Share

Pavarësisht rritjes së çmimeve, drutë e zjarrit do të tregtohen me çmimin e paraluftës. Duke marrë shkasë nga rritja e çmimeve që kanë pësuar drutë e zjarrit, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ndalojnë rritjen e çmimit me VKM.

Nga një takim me fermerët në Dropull, kreu i qeverisë theksoi se VKM do të publikohet në ditët në vijim dhe se nuk do të lejojnë asnjë lloj abuzimi me çmimin e druve. Rama tha se nuk e kupton përse është dyfishuar çmimi i druve sepse sipas tij nuk kanë asnjë lidhje me situatën e krizës.

“Vendim që s’do i lëmë të rrisin çmimin e druve të zjarrit. Ca lidhje kanë drurët e zjarrit që kanë filluar të na shfaqen me dyfish çmimi, unë nuk e di. Por vendimi i qeverisë do jetë që drutë e zjarrit do shiten me çmimin e para luftë dhe pikë”, tha Rama.

Edhe Report Tv e ka trajtuar rritjen e çmimit të druve këtë vit. Në Shkodër dhe në Korçë çmimi i druve është dyfishuar. Nga 5 mijë lek që ishte vitin e kaluar këtë vit një metër kub kushton 7500 lek.

Ora 17:29
‘Kush e bëri qumështin, mushka?’ Rama: Ne prodhojmë 97% të produkteve, këta thonë kanë ngordhur lopët e janë ‘arratisur’ dhitë

 

Rreth 97% të produkteve të qumështit, kryeministri Edi Rama thotë se mbulohen nga prodhimi vendas. Nga takimi me fermerët në Dropull, Rama me ironi tha ‘kush e bën qumështin mushka?', duke ironizuar deklaratat që kanë qarkulluar pak kohë më parë se është ulur numri i lopëve.

“Prodhojmë 95-97 të produkteve të qumështit. Si mund ti mbulojë vendi, nëse siç thuhet në TV kanë ngordhur lopët, arrtisur gjitha dhitë, kush i bën me qumësht, Mushka. Apo i bëjnë analistë që dalin atje e skërmietn në mënyrën më të shëmtuar duke i hedhur edhe më shumë benzinë një zjarri që është ndezuar gjetkë dhe që rrezikon të përcëllojë e djegë gjithë dynajnë. Është rritur ndërveprimi me qeverinë i gjithë sektorit”, u shpreh Rama.

Ora 17:19
‘Mezi po pres Akademinë e Barinjve’, Rama i ashpër me analistët: T’i fusim edhe ata, zvarranikë të ekraneve të natës

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot analistët që kanë tallur ngritjen e Akademisë së Barinjve që pati paralajmëruar ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Rama tha se mezi pret që Krfica të ngrejë akademinë e barinjve që të fusin aty analistët e të mësojnë se nuk barinjtë nuk janë për tu përqeshur.

“Mezi po pres ta bëjë kjo atë akademinë e barinjve të ftojmë analistë, cobenj pa dhëmbë e tru të vijën ti në akademi, t’ia lëmë në dorë Dautit e këtij mikut të stani e të kuptojnë që cobenjt s’janë për tu marrë në gojë e për t’u përqeshur se jetojnë në lartësi të mëdha jo si zvarranikët e klubeve të ekraneve të natës në Tiranë”, tha Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 20/10/2022 09:42

    Për viken luft e ke fjalën o Bir k… të parës, dytës apo të tretes në Kosovë…o Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar o mjeran

    Përgjigju
  • Iris: 20/10/2022 02:50

    /SINDI/,mos ki merak sepse sa po te dale VKM,prerja e pyjeve do te pakesohet,sepse nuk do te pranojne te shesin dru me cmim tavan,por Rama ne vend te vrase mendjen pse rritet cmimi i druve,do te kishte qene me mire te vriste mendjen,pse pallateve qe ngrihen nuk u eshte vene kusht ne projektim, pajisja me sistem ngrohjeje,ose perse pallatet e vjetra nuk pajisen me sistem ngrohjeje,sidomos ne zonat e ftohta te Shqiperise qe kane dhe dimra te ashper e te gjate.

    Përgjigju
  • Sidjjf: 20/10/2022 01:52

    Ul naften o pasha qe me je ber mbret t gjitha i ke ti ne dore si ti ulesh e ti ngreshe bord do besh dhe per drute? Ti je per t ven duart koke

    Përgjigju
  • sindi: 19/10/2022 19:57

    o maskara kryeminister,,ndalo prerjen e pyjeve dhe fut gazin per ngrohje dhe gatim....mos i vidh fondet..o.t.q.r..

    Përgjigju
  • Qerime: 19/10/2022 19:15

    Shpresoj mos te ndodhi keshtu dhe ne sektoret e tjera

    Përgjigju
  • Papi: 19/10/2022 19:13

    Keta bejne si te duan po harrojne qe cdo gje ka rregull

    Përgjigju
  • Arian: 19/10/2022 19:12

    Vazhdo sic e ke nisur mos ndalo ritmin tat

    Përgjigju
  • Zan caushi: 19/10/2022 19:11

    Ti je shum mire ne ate tuajen po te tjeret nuk e marrin sic duhet

    Përgjigju
  • Ana: 19/10/2022 18:50

    Ishalla spo ndodh kshu dhe me te tjerat

    Përgjigju
  • Klea: 19/10/2022 18:49

    Me vjen mir qe spo i lejn te abuzojne ne kto fusha

    Përgjigju
  • Goni: 19/10/2022 18:49

    Tashme asnji sdo e vrasi cmimi i druve

    Përgjigju
  • Turi: 19/10/2022 18:48

    Cmimi i druge ishte rritur goxha me vjen mir qe rama e mori jete inicjative

    Përgjigju
  • Luan: 19/10/2022 18:47

    Si me cmimin e druve keshtu po ndodh edhe me cmimet e produkteve, tregtaret po abuzojne , duhet kontrroll intensiv ndaj ketyre tregtareve.

    Përgjigju
  • Alban: 19/10/2022 18:43

    Per me dimin tim bllokoi te gjitha pikat qe shesin pa letra dhe te hapen pika qe furnizohen dhe kontrollohen nga nje grup i posacem i pyjores.

    Përgjigju
  • Peti: 19/10/2022 18:09

    Shpresoj te mdodhe keshtu dhe me produktet e tjera.

    Përgjigju
  • Kaka: 19/10/2022 18:08

    Druri eshte nje produkt qe sduhet rritur ne asnje menyre.

    Përgjigju
  • Juristi: 19/10/2022 18:07

    E ke lene shtetin rrugeve. Ne rrethe ne cdo dyqan nuk gjen te vendosura cmime , perjashto supermarketet, ne asnje dyqan nuk te japin fature , mire cmimet qe i vendosin sipas qejfit po detyroj te pakten te leshijne faturen , mbase stepen nga tatim fitimi. Apo i ke tatimoret me leje lindje akoma ? Jo per gje po mendojne njerezia se je ti, ai qe e nxit moszbatimin e ligjit.

    Përgjigju
  • Jori: 19/10/2022 18:05

    Vemendja ndaj ketij sektori ka qene shume r madhe nga ana juaj

    Përgjigju
  • Iris: 19/10/2022 18:04

    Sduhet te abuzohet prandaj po nderhyni ju

    Përgjigju
  • Klara: 19/10/2022 18:04

    Gjithmone i jepni rendesine e duhur qytetareve

    Përgjigju
  • Erjola: 19/10/2022 18:03

    Faleminderime te medha qeverise qe po na ndihmon ta kalojme lehte kete krize

    Përgjigju
  • Flori: 19/10/2022 17:58

    Me mire keshtu se ndeshkohen abuzuesit

    Përgjigju
  • Sardi: 19/10/2022 17:58

    Shume mire qe do e beni me VKM se keshtu ndalohen abuzimet

    Përgjigju
  • Deni: 19/10/2022 17:57

    Dicka shume e mire per popullin

    Përgjigju
  • Gresa: 19/10/2022 17:55

    Bravo i qoft Rames cdo situat po e mban nen kontroll

    Përgjigju
  • Anonim_278: 19/10/2022 17:47

    Po ti vendos karburantet ne kontroll, se do kete dru per zjarr dhe per popullin e thjeshte

    Përgjigju
  • Marjus: 19/10/2022 17:42

    Me vjen mire qe keni kete vemendje ndaj ketij sektori

    Përgjigju
  • Miri: 19/10/2022 17:41

    Duke i qendruar cdo sektori mbi koke nuk do lihet qe te abuzohet

    Përgjigju
  • E vertete: 19/10/2022 17:13

    Fiks duhet një kontroll , pasi njerëzit vetëm kane degjuar u rrit diçka dhe po rrisin cdo gje super inflacion, edhe berberet marrin nga 200 lek në 500 lek lind pyetja Pse 250% rritje ? RAMA eshte i vetmi që mund ti zgjidhe keto kriza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?