Politikë

Ministri i Jashtëm i Kinës vizitë zyrtare në Shqipëri, takime me Ramën e Metën: Të forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

29 Tetor 2021, 14:48| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 16:28

  • Share

Ministri i Jashtëm i Kinës, Ëang YI ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tokë, ku ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçkën.

Gjatë takimit me Metën në Presidencë, bisedimet u përqendruan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 “Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe me dobi reciproke për vendet dhe popujt tanë”, nënvizoi Meta gjatë takimit.

Po ashtu, Meta duke theksuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, që përkon edhe me 50-vjetorin e anëtarësimit të RP të Kinës në OKB, e siguroi YI për bashkëpunim në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit kudo në botë.

Ndërkohë nuk janë zbardhur ende detaje nga takimi i ministrit Kinez me Ramën.

Në takimin me ministren Xhaçka, u fol po ashtu për forcimin e marrëdhënieve në çdo fushë.

"Një bisedë e hapur dhe vërtet konstruktive për të ardhmen e marrëdhënieve tona në çdo fushë. Optimistë që së bashku do të dimë të gjejmë konvergjenca e hapësira bashkëpunimi, për të shfrytëzuar sa më mirë potencialin ekonomik, kulturor e njerëzor, duke trajtuar po ashtu me respekt reciprok e mirëbesim çdo çështje tjetër mes nesh", tha Xhaçka.

 

 

Ora 16:20
Rama pret në zyrë ministrin e jashtëm kinez, i dhuron librin e tij me piktura bashkë me një autograf

Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar librin e tij të pikturave ministrit të Jashtëm të Kinës, Wang YI. Rama ka puplikuar disa foto nga turi i vogël që i ka bërë ministrit në zyrën e tij.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/10/2021 02:16

    Heren tjeter z.Rama kur te besh dhurata zyrtare,zgjidh dicka tjeter,jo albumin e pikturave te tua,se duket pak si konflikt interesi.Pse e them kete? Sepse ky album i dhuruar nga ju duket si katalog shitjeje,si kataloget e SEARS dikur,qe u dergoheshin bleresve potenciale te se ardhmes.I dhuruar nga kushdo tjeter,albumi juaj do te ishte O.K.I dhuruar nga vete ju,duket si biznes privat qe e zhvilloni,pergjate aferave e diplomacise shteterore.

    Përgjigju
  • Juri: 29/10/2021 16:44

    Ju eshte dukur vetja kinezeve sikur po vizitonin nje spital psikiatrik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?