Fotoja e Ramës dhe Haradinaj e marrë nga mediat serbe

Rama dhe Haradinaj me stemën e Skënderbeut në xhaketë, mediat serbe: Është i yni, i ka rrënjët nga Nemanjići

26 Nëntor 2018, 13:42| Përditesimi: 26 Nëntor 2018, 15:11

  • Share

Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në qytetin e Pejës nuk është pritur mirë nga mediat serbe. Përveçse quajtën provokim deklaratat e dy kryeministrëve Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, mediat serbe kanë komentuar edhe spilën që kishin vënë dy kryeministrat.

Bëhet fjalë për spilën e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut por mediat serbe kanë filluar me aludimet dhe me teoritë e historianëve të tyre se heroi ynë kombëtar ishte serb.

Kryeministri i Shqipërisë dhe të ashtuquajturës Kosovë, zhvilluan një takim mes dy qeverive në qytetin serb të Pejës dhe besojeni ose jo kishin vënë një spilë serbe. Për ata që nuk e dinë spila ishte simbol për vitin ndërkombëtarë të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, birin e Vojsavës dhe Jovanit që sipas historisë familja e tij i ka rrënjët nga Nemanjići (dinastia më e fuqishme serbe në Mesjetë). Por mbetet ende e paqartë nëse Rama dhe Haradinaj e dinin që po mbanin një simbol serb apo edhe ky është një provokim ndaj serbëve,”-shkruajnë mediat serbe. 

Artikulli në mediat serbe 

Stema që po përdoret në çdo shkresë zyrtare në kuadër të viti Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit

Komento

Komente

  • Fredi: 10/12/2018 10:30

    Po mirë ore le të mbarojë kjo punë njeherë e mirë. Skenderbeut ti bëjnë përmendore edhe grekët edhe serbët, ti vendosin ato në Athinë e Beograd dhe le ta nderojnë Gjergj Kastriotin siç e ndërojmë dhe ne dhe e gjithë bota përderisa Skënderbeu ishte , është dhe do të jetë heroi legjendar i popujve të lirë. Pse nuk e bëjnë?

    Përgjigju
  • Kuq e zi: 26/11/2018 18:23

    Kur qenka serb pse nuk i beni bust dhe ya nderoni se bejme ne? Vihuni ne radhe se edhe greket e duan giorgios kastriotis Haaaahaaaa Po u shkaterrohet edhe historia se shteti u shkoi

    Përgjigju
  • Vlora: 26/11/2018 17:53

    U pa puna me duket se do marrim dhe Serbine!!!

    Përgjigju
  • gjergj: 26/11/2018 16:08

    hahaha ka edhe keshtu!!!

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 26/11/2018 14:51

    Nuk paskeni cka hidhroheni,meqe Gjergj Kstrioti qenka i juaj!por ju paska tradhtuar, se ai luftoi per Shqiprerine dhe shqiptaret!Po pse ore?! si ndodhi nje armik antishqiptare serb,te lufton per per Shqiperine dhe lirine shqiptare?!Kete nje bote,pervec juve serbeve, e di dhe ka shkruar e folur tash 550 vjet pas vdekjes se Kryetrimit Gjergj Kastrioti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?