Petrit Malaj dhe Bardhyl Canaj

Tensionet në veri, Rama propozon ambasadorët e rinj në Prishtinë e Beograd! Për Kosovën figuron emri i aktorit të njohur nga Tropoja

16 Korrik 2023, 16:49| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 17:18

  • Share

Në kulmin e tensioneve Kosovë-Serbi, Edi Rama ka propozuar emrat për ambasadorët e rinj.  Një aktor i njohur ndodhet në listën e 12 emrave të rinj të cilët qeveria i propozon për ambasadorë të Shqipërisë. Petrit Malaj pritet të jetë ambasadori i ri i vendit tonë në Kosovë.

Qemal Minxhozi do ta lërë këtë detyrë, në kulmin e një marrëdhënieje të krisur thellë, mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, të cilëve nuk ju funksionojnë më jo vetëm linjat diplomatike, por siç thotë edhe shefi i qeverisë sonë, as Whatsapp-i. Në të njëjtën listë, ndodhet edhe propozimi i Ramës për një ambasador të ri në Serbi. Në Beograd Rama ka propozuar diplomati i karrierës, Bardhyl Canaj, i cili ka shërbyer më parë në Izrael.

12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë:

  1. Petrit Malaj Kosovë
  2. Oljan Kanushi Slloveni
  3. Bardhyl Canaj Serbi
  4. Genc Pecani Rusi
  5. Qirjako Qirko Hungari
  6. Artur Kuko Holandë
  7. Albana Dautllari Suedi, Islandë e Norvegji
  8. Mimoza Halimi Poloni
  9. Sokol Dedja Danimarkë
  10. Inid Milo Bullgari
  11. Entela Gjika Spanjë
  12. Ilir Hysa Kuvajt

Propozimet për ambasadorët në Kosovë, Serbi dhe Hungari do të shqyrtohen ditën e nesërme në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme ku do të përgatitet edhe raporti këshillues që do t’i dërgohet presidentit, Bajram Begaj. Kujtojmë se më herët Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 16 ambasadorë të rinj.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Valteri: 17/07/2023 08:59

    Pas nje dekade njohje te Kosoves me Kristaq Ramen dhe politiken e tia..jam i sigurte qe ndihma ma e madhe qe munde ti ban Kosoves qe te heshte,te mbylle gojen dhe mos te vepron asgje lidhur me Kosoven,mjafte shume dame ka bere,duke fillue nga ndarja me Thaqin,Ballkan te hapur,anulim te mbledhjes se qeverive,konflikti me Ramushin,Mustafen,Hotin,Kurtin dhe Osmanin etj,etj,etj miqesine dhe vellazerine me Serbine munde te vazhdon sa te doje..me Kosoven mos te merret fare..zerro.."Q'te duhen armiqte..kur e ke nje mik te tille"

    Përgjigju
    • Altini: 17/07/2023 10:26

      O Valter duket nga ky koment qe nuk e ke aspak idene nga politika prandaj me mire mos komento se del zbuluar qe je i paditur.

  • Gazepi: 16/07/2023 19:09

    Totalisht injorant dhe ordiner si ne rastin e ministrit te brendshem. Merr dritan dajtin shullazin martinajt e çoi neper ambasada se vetem kero te kane ngele pa u emeruar o i mjeri Kryeminister i pa shkolle

    Përgjigju
    • Qemali: 16/07/2023 23:26

      Ja paske gjetur fiks plako,totalisht palidhje po but Rama se rrun e ka bo si komunizem dhe nuk u mer mendim komisioneve per figurat qe perfaqsojne vendin. Arrogance nuk ka brire

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?