Behxhet Pacolli dhe Edi Rama

Politikë

Rama darkë pune për Aeroportin e Vlorës me Pacollin, i dhuron tre shishe verë: Amballazhimin e kam bërë vet

19 Maj 2021, 21:46| Përditesimi: 19 Maj 2021, 22:01

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një darkë pune me politikanin dhe biznesmenin Behgjet Pacollin. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Rama në rrjetet sociale ku ka ndarë një foto së bashku me Pacollin dhe nënvizon se u diskutua për planin e ndërtimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Rama sakaq ka zbuluar edhe se i ka dhuruar Pacollit verë Kallmeti, ambalazhin e të cilës e ka krijuar vetë duke e pikturuar.

‘Me mikun tim të çmuar Behgjet Pacolli, pas një darke pune për planin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës’- shkruan Rama.

 

Nga ana tjetër Behgjet Pacolli theksin se qëllimi kryesor është të bëjmë aeroportin modern që të shërbejë si një "HUB" ndërkombëtar(transoqeanik).

‘Me mikun tim te shtrenjte, KM Edi Ramen pas nje darke pune per kantierin e madh te Aeroportit te Vlores, projektimi i të cilit është duke avancuar. Qëllimi kryesor është të bëjmë një aeroport modern që do të shërbejë si një "HUB" ndërkombëtar(transoqeanik). Në fund kisha kenaqesine e marrjes me vete te nje edicioni special te veres shqiptare "Kallmet", etiketuar e ambalazhuar nga artisti Edi Rama.’- shkruan Pacolli.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Peshkatari: 20/05/2021 00:59

    Ndoshta edhe e kam gabim por duket që njeri do jetë peshku gjigand i rradhës , uroj të mos jetë baca se kam një simpati per të si biznesmen jo politikan … koha do ta mesojë , por uroj që të jetë vetëm një parashikim i gabuar…

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 19/05/2021 22:22

    Mbetet te shihet se cili nga ju te dy do te ja fut i pari tjetrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?