Rama: Çelen tre konkurse ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit dhe Korçës

8 Shkurt 2023, 20:16| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 20:19

  • Share

Kryeministri Edi Rama informoi sot se janë çelur tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit dhe Korçës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se “këto stadiume synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat”. Këto tre stadiume do t’i shtohen kolanës së impianteve ekzistuese duke rritur ndjeshëm investimet për futbollin.

Këto investime së bashku me projektin e “100 fushave” me bashkitë, janë një vlerë e shtuar për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 09/02/2023 11:29

    Njoftimi i kryeministrit zotit Rama ,per ngritjen e tre stadiumeve te reja ,ne tre qytetet me te medha te vendit si ne Durres,Korce dhe Vlore eshte shume mirepritur ,kjo duke shtuar dhe modelin e air albanias ku a pjesa tjere jasht stadiumit te perdotet si qender bisnesi.Kjo forme ndihmon dhe ne lehtesimin e buxhetit te shtetit ne investimin duke bashkepunuar me privatin .Ajo qe doja te sygjeroja eshte konkursi te mos jete ndrkombetar por te jete konkurs ne shkalle Republike ,duke i dhene mundesi dhe studiove arkitekturore vendase te japin projektet e tyre .Tendenca e qeverise per sjelljen vetem te studiove te huaja nuk me duket e llogjikshme,pasi penalizin arkitektet vendas te cileve nuk i mungon aftesia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?