Kryeministri Edi Rama

Rama: Brukseli të ruhet nga influenca e Rusisë në Ballkan, të hapë negociatat

23 Mars 2018, 12:30| Përditesimi: 23 Mars 2018, 12:36

  • Share

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkon nga BE hapjen e negociatave. Në një intervistë për Financial Times, Edi Rama thotë se do ishte çmenduri për BE të dështojë të integrojë një vend në epiqendër të rrugëve te emigrimit dhe që shihet nga Rusia me një ‘çmim strategjik’.

“Do të ishte shumë e çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillonte menjëherë negociatat pasi ka bërë saktësisht çdo gjë që i ishte kërkuar të bëjë. Ajo qe duam ne tani është thjesht të shpërblehemi për atë që bëmë dhe që procesi të jetë i ndershëm dhe i parashikueshëm.

Moska asnjëherë nuk ka hequr dorë nga vlerësimi i rëndësisë gjeografike të rajonit- gjë që nuk shihet nga shumë në BE, me përjashtim të Kancelares gjermane Angela Merkel. Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, lë më pastaj jashtë Europës.”

Kryeministri u shpreh se shpresonte lidhur me një marrëveshje të afërt me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi ujërat territoriale në Detin Jon dhe kompensimin e pronave të çamëve.

“Rreth verës, shpresoj që do të zgjidhim gjithçka. Pra, 70 vjet histori nuk do të jenë më pengesë në rrugën drejt së ardhmes” përfundoi Rama.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?