Politikë

‘Po shpërbëhet, kush janë tanët t’i angazhojmë sa më shpejt’, Rama bisedë telefonike me kandidaten e PS në Tiranë: LSI-së t’i japim dërmën më 25 prill!

8 Prill 2021, 19:19| Përditesimi: 8 Prill 2021, 19:48

  • Share

Kryeministri Edi Rama, tha se me 25 prill do t’i japin “dërmën” LSI-së. Ndërsa zhvilloi një bisedë telefonike me Bora Muzhaqin, kandidaten e PS për deputete në Tiranë, Rama tha se LSI po shpërbëhet dhe se anëtarët e saj po i bashkohen disa PS-së e disa PD-së, pasi këta të fundit i kanë “mbajtur peng me rroga e punë”.  

Ai u shpreh se ata që po i bashkohen PS-së, duhet të integrohen sa më shpejt.

Biseda:

Rama: Bora si je? Si shkon puna?

Muzhaqi: Sapo mbarova një takim me studentët dhe po vazhdojnë atë mbështetjen e tyre, disa janë skeptikë dhe thonë pse të merrem me politikë, por  e kuptojnë që fatet t e vendit nuk varen nga të tjerët

Rama: Ç’më duhet politika? Të duhet thuaj se po nuk u more ti me politikë, merren të tjerët dhe merret politika me ty. Po në territor si po shkon

Muzhaqi: Po shkon mirë, zona gri, edhe pse kanë ndonjë pakënaqësi, po e kuptojnë që puna duhet të vazhdojë dhe ka vetëm një zgjidhje, vetëm mandati i tertë është garancia për të ecur përpara me reformat

Rama: Tani pakënaqësitë dhe mërzitjet janë legjitime, njerëzit duan e meritojnë më shumë, kanë të drejtë të ankohen, por ka vetëm një rrugë të vazhdojmë të ngjitemi me durim. Po këta ça bëjnë këta xhalajdurët e LSI-së, i sheh gjëkundi këta?

Muzhaqi: Nuk i shoh gjëkundi, duket që LSI në tiranë po humbet çdo ditë, edhe ndjekësit e tyre të dikurshëm të gënjyer me ndonjë vend pune, po e kuptojnë dhe nuk po merren më me LSI-në, e kuptojnë që nuk janë të majtë të vërtetë

Rama: Një pjesë e tyre te PD do kthehen se i kanë mbajtur peng me rroga e punë, pjesa tjetër është tek ne, kush ka mbetur akoma nga këta të familjes tonë, duhet t’i integrojmë sa më shpejt dhe me 25 prill t’u japim dërmën.  

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?