Rama bëri një Shqipërinë dhe Kosovën

13 Tetor 2022, 10:30| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 10:31

  • Share

Nuk ka arritje tjetër më të madhe se kjo. Mbështjellë me delir, me pasion, me ankth, me superioritet, me elokuencë, me dashuri a urrejtje, i dëshiruar për të qenë në një rang me idhujt e tij që aq shumë i përmend, a për të lënë gjurmë më të thella se evropianë që nuk i llogarit, por fati i ka bërë drejtues të shteteve të mëdha, ç’rëndësi kanë këto?!

A ishte për një mik si Hashim Thaçi, a ishte për vete, a ishte për të treguar frustrimin përballë burokratësh, a ishte për të mbrojtur, apo për të sulmuar, ç’rëndësi kanë këto?!

Nëse fjalimi në Asamblenë e KiE pati disa reagime negative, nëse shumëkush brenda e jashtë Shqipërisë u zvogëlua më shumë teksa e dëgjonte, teksa gërr-mërrësit patologjikë shkarravitën nxitimthi, teksa politika shkumëzoi, ç’rëndësi kanë këto?!

Tek e fundit, asgjë mos ndodhttë! Hashim Thaçi, bashkë me bacën Jakup e me të tjerët edhe mund të bëjnë vite burgu, ata dikur ishin gati edhe të vriteshin! Mesazhi i dhënë nga Edi Rama, ishte kumbues: Shqipëria është Kosovë, Kosova është Shqipëri. Janë Një! Pas kësaj, çdo gjë tjetër ka zgjidhje.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teo: 13/10/2022 14:24

    Jo vetem kryeministri i shqiperis por dhe kosoves

    Përgjigju
  • Eno: 13/10/2022 14:15

    Respkt per ju zoti rama qe i keni shkuar deri ne fund kesaj ceshtjeje

    Përgjigju
  • arian: 13/10/2022 14:07

    shqipria dhe kosova jane nje dhe kurr sdo te kene mundesi te na percajne

    Përgjigju
  • sergi: 13/10/2022 14:06

    po pra si ky te ishin te gjithe te marrin shembull nga keto punet tuaja

    Përgjigju
  • Almenda: 13/10/2022 12:28

    Shume respekte per Ramen per kete qe tha????????????????

    Përgjigju
  • Visi: 13/10/2022 12:27

    Kosove Shqiperi jemi nji dhe kte e dijn te gjith

    Përgjigju
  • Tiku: 13/10/2022 12:14

    Mishi kokerr kur degjojme kete fjaliii????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

    Përgjigju
  • Almend: 13/10/2022 12:13

    Normalee qe do ta bente shqiperin edhe kosoven nje sepse keshtu duhet te jete

    Përgjigju
  • klaus: 13/10/2022 12:03

    Asnje udheheqes shqiptar si ka thene deri me sot troç gjera si rama bravo i qoft atij.

    Përgjigju
  • jorgo: 13/10/2022 12:02

    Ke folur te drejten dhe vetem te drejten Kosova ne kete ceshtje eshte e pafajshme

    Përgjigju
  • ilia: 13/10/2022 12:02

    nuk ka folur kurr nje politikan kaq mire dhe qarturazi per kosoven sic ka folur rama diten e djeshme bravo

    Përgjigju
  • Ervisa: 13/10/2022 11:49

    Realisht na ka rrenqeth dje me fjalimin

    Përgjigju
  • Ardit: 13/10/2022 11:48

    Lideri qe i duhet gjith shqiptarve dhe i vetmi qe gjithmon ka mbrojt interesat e shqipris

    Përgjigju
  • Ani: 13/10/2022 11:42

    E ke qendisur fjalimin e djeshem o edo ja treguat vendin serbve grekve dhe dikut

    Përgjigju
  • Kujtim: 13/10/2022 11:24

    Ne jemi me Kosoven ,shpresoj qe te vertetohet sa me pare pafajesia e UCK-se

    Përgjigju
  • Enki: 13/10/2022 11:24

    Shume e vertete cdo gje qe ju thoni Edo,Shqiperia dhe Kosova jane nje

    Përgjigju
  • Geri: 13/10/2022 11:22

    Keni fituar besimin e shume shqiptareve por dhe te kosovareve me fjalimin qe mbajtet dje

    Përgjigju
  • Gersi: 13/10/2022 11:05

    Padyshim qe do rrim ne krah te kosoves deri ne fund sepse jan vellezerit dhe motrat tane

    Përgjigju
  • Oni: 13/10/2022 11:04

    Ne mbrojtje te kosoves deri ne fund sepse jemi nje vend

    Përgjigju
  • Klea: 13/10/2022 11:04

    Normale sepse ne kemi qen gjithmon nje dhe ashtu do mbetemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?